Meta Negociatat PS-PD-LSI te behen ne prani te medias

Meta: Negociatat PS-PD-LSI të bëhen në prani të medias

Pas dakordësisë të të gjitha palëve për rinisjen e negociatave, kreu i Kuvendit Ilir Meta kërkoi që diskutimet të bëhen në prani të medias.

Në një konferencë për shtyp, Zoti Meta theksoi rëndësinë e të qenit transparent ndaj qytetarëve dhe deputetëve që do të votojnë për reformën të enjten, të cilët ende nuk i kanë të qarta propozimet e diskutuara deri më tani në tryezën PS-PD-LSI.

Ai njoftoi se rendi i ditës për seancën plenare të 21 korrikut u miratua sot në mesditë dhe reforma në drejtësi është çështja e parë dhe kryesore e seancës.

"Seanca plenare nuk do të mbyllet pa miratimin e Kushtetutës së re", theksoi kreu i Kuvendit.

Në mesazhin e tij, Zoti Meta tha se tre negociatorët Agaçi, Manjani e Bylykbashi janë mandatuar për të negociuar vetëm mbi propozimin hibrid të paraqitur nga Sekretarja Nuland. Ai kërkoi prej negociatorëve të partive dhe prej ekspertëve ndërkombëtarë të OPDAT dhe EURALIUS të gjejnë zgjidhje për dy çështjet e mbetura sa më parë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama