Meta Ne Shqiperi sdo ngrihen mure per te penguar emigrantet

Meta: Ne Shqiperi s'do ngrihen mure per te penguar emigrantet

Kryetari i parlamentit Ilir Meta në një intervistë për emisionin Italian “Mi manda Raitre”, (Më dërgon raitre) u shpreh se Shqipëria nuk do të ngrejë asnjë mur për të penguar hyrjen e emigrantëve. Ai tha se emigrantet e shohin Shqiperine si nje vend tranzit.


“Shqipëria nuk ka ndërmend të ndërtojë asnjë mur për të ndaluar fluksin e emigrantëve, pasi për refugjatët vendi ynë është vetëm një vend transit. Jemi të vendosur që të punojmë dhe të koordinohemi me vendet fqinje si dhe me Bashkimin Europian për të marrë përsipër përgjegjësitë tona në bazë të kapaciteteve që kemi, dhe kemi vullnetin e duhur për të punuar dhe koordinuar. Vetëm falë një përpjekjeje të përbashkët do të jetë e mundur të përballemi me këtë situatë emergjence humanitare”.

“Shpresojmë që dhe Bashkimi Europian të jetë i bashkuar dhe i koordinuar per t’i bërë ballë kësaj krize, sepse e dimë që Italia është përballur e vetme me këtë situatë për shumë kohë. Kjo është një situatë e cila nuk mund të përballohet e vetme; jo vetëm nga Shqipëria por dhe nga vende si Italia apo Gjermania. Kjo krizë mund të menaxhohet vetëm me anë të përpjekjeve të përbashkëta të të gjithë Bashkimit Europian dhe të vendeve të origjinës”, tha Meta


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama