Meta-Berishes Nga lider demokracie u bere aksioner pularie!

Meta-Berishes: Nga lider demokracie u bere aksioner pularie!

Momentet e tensionit në seancën e sotme parlamentare kanë shoqëruar edhe batutat e ndërsjellta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

E ndërsa ish-Kryeministrit Sali Berisha i kërkonte Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dorëheqjen lidhur me akuzat e deputetit Tom Doshi, ky i fundit ia ka kthyer duke i kërkuar të qetësohet. Por kur as këshillat e Kryeparlamentarit nuk kanë mjaftuar për të qetësuar thirrjet e vazhdueshme të ish-kryeministrit “jep dorëheqjen”, atëherë Meta i është drejtuar me një batutë.

Berisha: Jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen! E kam denoncuar vrasjen e Tom Doshit në parlament!
Meta: Vazhdo se e nise si lider demokracie dhe po e mbaron si aksioner pularie.

Kjo pasi siç tashmë dihet deputeti Tom Doshi dhe ish-deputeti Dritan Prifti janë aksioner të një pularie me qendër në Koplik të Shkodrës dhe sipas QKR, është ende me status aktiv.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama