Brigel Tifozet shqiptare jane te pakrahasueshem me te cmendurit

Brigel: Tifozet shqiptare jane te pakrahasueshem, me te 'cmendurit'

Hans-Peter Brigel ka qenë i ftuar në fans klubin e Kaizerslauternit “Tambola” në një mbrëmje gala ku merrnin pjesë të gjithë ikonat e klubit gjerman. Nga viti 2002-2006 Brigel ka qenë në drejtimin e kombëtares Shqiptare dhe nuk ka rezistuar dot në një natë si kjo të mos folur për periudhën që e drejtoi atë.

Ajo çka ai kujtonte me shumë zell ishte dita kur kishin mundur Greqinë në “Qemal Stafa” menjëherë pas shpalljes së tyre kampione Europe. Në mendje i kishin ngelur tifozët e zjarrtë të kombëtares.
“Kam eksperienca të shumta me fansat e huaj. Më të çmendurit janë shqiptarët.

Fitorja 2-1 kundër Greqisë ka qenë mbresëlënëse, legjendare dhe nuk kam për ta harruar kurrë. Në kryeqytet kishin zbarkuar 1.5 milionë shqiptarë. Ata festuan sikur të kishin fituar kupën e Botës. Na u deshën 5 orë të dilnim me autobus nga turma”, kujton Brigel.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama