Dritan Shakohoxha nuk mban me/Revoltohet me tifozerine kuqezi

Dritan Shakohoxha nuk mban me/Revoltohet me tifozerine kuqezi

Ndeshja Itali-Shqipëri është ndërprerë në minutën e 57 për shkak të hedhjes së disa flakadanëve në fushë. Me sa duket, një grup tifozësh të revoltuar nga rezultati negativ kanë hedhur në fushë flakadanë, por një gjest i tillë nuk është toleruar nga arbitri, i cili ka marrë topin në dorë për t’u larguar nga fusha.

Në lidhje me gjestin e tifozerisë shqiptare, nuk ka munguar reagimi i një prej komentatorëve më të njohur në vend, Dritan Shakohoxha.

Ai e ka konsideruar një gjest të papranueshëm dhe të turpshëm.

Sfida ka nisur menjëherë pas pastrimit të ajrit në stadium dhe thirrjeve për t’u distancuar nga gjeste të tilla nga kapiteni i kombëtares Ansi Agolli.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama