Messi Barcelona kete sezon deshiron te fitoje te gjitha trofete

Messi: Barcelona kete sezon  deshiron te fitoje te gjitha trofete

Në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve Barcelona nesër pret Bayernin, ndërsa ylli më i madh i gjigantit katalonjas Lionel Messi, në këtë fazë të garës më elite në Evropë në futboll nuk ka favorit dhe thekson se të gjithë janë të fokusuar në luftën për tu përfshirë në finale, raporton Anadolu Agency (AA).

"Në këtë fazë nuk ka më favoritë. Bëhet fjalë për ndeshjen e dy ekipeve me histori të pasur. Do të jetë kjo ndeshje e vështirë. Në mendje kemi vetëm kalimin dhe përfshirjen në finale. Do të përpiqemi të arrijmë një rezultat sa më të mirë para ndeshjes kthyese në Munich. Nuk e di nëse kjo është periudha më e rëndësishme e karrierës sime, por me siguri është një moment shumë i rëndësishëm. Finalet po afrohen dhe kemi mundësi ti fitojmë të gjitha trofetë", ka thënë Messi.

Duke theksuar se më shumë rëndësi iu kushton sukseseve ekipore se sa personale, Messi tha se Barcelona dëshiron të harrojë sezonin e kaluar kur nuk arriti të fitojë asnjë , sepse këtë vit ajo i dëshiron të gjitha troferë.
Ndeshja e nesërme e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve për Lionel Messin do të jetë ndeshja e 100 jubilare në fanellën e Barcelonës në garat evropiane.

Duke kujtuar se trajneri i Bayernit, Josep Guardiola më parë ka patur epokë të suksesshme si lojtarë dhe si trajner i Barcelonës, Messi tha se është normale që vëmendja e publikut për ndeshjen e nesërme për këtë arsye të jetë më e madhe, por nuk ka dashur të krahasojë punën e Guardiolës dhe menaxherit të tij aktual Enrique.

"Të dy trajnerët kanë ide dhe vizione të ndryshme dhe kjo nuk mund të krahasohet dot. Është normale që ka ndryshim në qasje ndaj lojës, por të dy trajnerët përpiqen të kenë marrëdhënie të afërta me lojtarët e vet", tha Messi.
Trajneri i Barcelonës Enrique tha se Bayerni është shumë më i fortë që kur trajneri i tij u bë Guardiola dhe se tani kanë mbrojtjen shumë më të fortë, dhe se i përkasin klubeve më të mira në Evropë.

"Mendoj se ndeshja e nesërme do të jetë një nga më interesante. Edhe ndeshja e sotme ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit do të jetë mjaft interesante, por dueli i nesërm i Barcelonës dhe Bayernit nuk guxon të lëshohet. Të gjithë lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësitë e ndeshjeve që na presin", theksoi Enrique. - See more at: http://shqiptarja.com/news.php?id_legami=167829#sthash.v9tlWaXY.dpuf


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama