Mesi rikthehet ne kombetare trajneri i Argjentines zbulon biseden

Mesi rikthehet në kombëtare, trajneri i Argjentinës zbulon bisedën

Mesi pritet të rikthehet në kombëtaren e Argjentinës, pas dorëheqjes që dha disa javë më parë në Kupën e Amerikës kundër Kilit.

G

G

Deklarata vjen nga trajneri i Argjentinës Edgardo Bauza, pas një takimi që pati me Mesin në Spanjë.

"E pashë me një dëshitë të madhe për t'u rikthyer",-tha Bauza. Ndërsa ka shtuar se nuk dëshiron të nxitohet pasi asgjë nuk është vendosur në mënyrë përfundimtare: "Sot do të flas me të dhe më pas do të jap listën përfundimtare të të thirrurve",-ka thënë ai.

Edgardo Bauza

Edgardo Bauza

Tekniku argjentinas u rikthye dje në Bonus Aires pasi kaloi dy ditë në Barcelonë, ku pa nga afër takimin 3-2 mes Barçës dhe Samdorias. Sipas shtypit të hyaj ai pati mundësi të fliste nga afër me Mesin, Maskeranon dhe Demikelisin.

Gazetat spanjolle dhe ato italiane e bëjnë fakt të kryer tashmë që "Mesi do të rikthehet në kombëtare". 29-vjeçari i dha fund karrierës së tij me Argjentinën më 27 qershor, i zhgënjyer nga humbja përballë Kilit, por mesa duket ka ndryshuar mendje.

"Mundo Deportivo"

"Mundo Deportivo"



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama