Mesazhi i Tom Doshit per Edi Ramen

Mesazhi i Tom Doshit per Edi Ramen

Deputeti Tom Doshi ka komentuar vendimin e Kuvendit për dhënie autorizimi Prokurorisë për arrestimin e tij. Ne fjalen e tij para mediave, Doshi i ka dhene edhe nje mesazh kryeministrit Rama:

 “Ai sot ndodhet në një pozitë jo të mirë sepse sidoqoftë puna, kam punuar 10 vjet me të, por për të më e rëndësishme është karrigia sesa një deputet që shkon në burg”,-  tha  Doshi. Më poshtë prononcimi i tij i plotë:

Unë jam shumë i qetë, ky vendim është pritur prej meje. Me rëndësi për mua është se gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët e morën vesh se kjo ngjarje nuk ishte sajesë, por e vërtetë. Ju e patë vetë që Prokuroria as kishte nisur hetime dhe as një akuzë që u ballafaqua dje me mua. Ata nuk arritën të më eleminojnë fizikisht, sepse në fisin tim në kohën e Enver Hoxhës janë pushkatuar 5. Ky është një kontribut për shqiptarët që të marrin vesh se deri ku ka shkuar krimi i organizuar, derisa një punonjës i policisë shkon dhe kërcënon dëshmitarin ti vrasë dhe fëmjijët, imagjinoni ku ka shkuar ky vend. Që sot nuk ka më demokraci në Shqipëri. Kur nuk zbatohet ligji për deputetët, imagjinoni qytetarët e thjeshtë. Është mesazh se çdo qytetar nëse denoncon një përfaqësues insitucioni kudo që të jetë,çfarëdo niveli të ketë, përfundimin e ka në burg.

Keni një mesazh për kryeministrin Rama?

Për kryeministrin Rama mesazhi është që sot ai ndodhet në një pozitë jo të mire, sepse sido që të jetë puna unë kam punuar 10 vjet me të. Por për të është më e rëndëishme karrigia që ka sot, sesa një deputet për me shku në burg.

I druheni një arrestimi të mundshëm?

Nuk kam asnjë shqetësim, çdo gjë e pres, edhe arrestimin. Por është e rëndësishme që të gjitha ato prova që unë i kërkova dje të bëhen prezent edhe para Këshillit të Mandateve, në gjykatë prokuroria është e detyruar ti sjellë ato prova. Atëherë do ta shohin nëse Tom Doshi ka bërë deklarim të rremë, kallëzim të rremë, apo kërcënim. Provat i ka Prokuroria. Kërkesa është bërë me dëshirën time, me vendim  të gjykatës së Krimeve të Rënda dhe është një provë e patjetërsueshme, çdo gjë është në dosje.

Çfarë do të ndodhë me ju pas kësaj seance?

Çfarë do të ndodhë me mua? Do të ballafaqohem në Gjykatë me Prokurorinë për akuzat që më ka bërë dhe që nuk ekziston asnjë.

Në fund deputeti socialist u ka thene gazetareve:  “Mos hekni zi me ardh prape te shpia, besoj se e moret vesh”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama