Memushaj sot dita e rinovimit te kontrates me klubin

Memushaj, sot dita e rinovimit të kontratës me klubin

Ledian Memushaj i ka dhënë fund pushimeve dhe i është bashkuar skuadrës së Peskarës në grumbullimin stërvitor në Palena. Por përveçse dita e parë e stërvitjes për sezonin e ri, kjo do të jetë edhe dita e rëndësishme e rinovimit të kontratës së tij me klubin që është ngjitur në Serinë A.

Ledian Memushaj

Ledian Memushaj

Mesfushori, i cili mban shiritin e kapitenit te Peskara, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve te tjera në elitën e futbollit italian. Mediat italiane përflitnin edhe për një ofertë prej 4 milionë eurosh që Bolonja kishte bërë për kartonin e tij.

Por drejtuesit e Peskarës kanë bërë të qartë se nuk duan të heqin dorë nga lojtari dhe si rrjedhojë, i kanë ofruar atij rinovimin e kontratës aktuale deri në vitin 2020, duke i përmirësuar njëkohësisht edhe parametrat financiarë.

memushaj

Futbollisti 29 vjeçar i ka pranuar këto kushte dhe sipas mediave italiane, do të ulet sot në tavolinë bashkë me menaxherin e tij, Mario Xhiufredi, si dhe presidentin e Peskarës, Daniele Sebastiani, për të hedhur firmën në kontratën katërvjeçare dhe për të mbyllur diskutimet rreth të ardhmes.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama