Mediu e Duka prezantojne Saracin per Shijakun Projekte per Bashkine

Mediu e Duka prezantojne Saracin per Shijakun: Projekte per Bashkine

Kryetari Partisë Republikane Fatmir Mediu, së bashku me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare dhe deputetin e PR-së Agron Duka, zhvilluan takim me qytetarët e Shijakut, ku prezantuan kandidatin për kryetar të bashkisë së Shijakut, Redi Saraçi.

 

Zoti Duka, si deputet i qarkut të Durrësit, theksoi në fjalën e tij rëndësinë që kanë zgjedhjet e 21 qershorit në jetën e qytetarëve të Shijakut dhe zonave përreth tij.

 

Kryerepublikani Fatmir Mediu ftoi qytetarët e Shijakut të mbështesin kandidaturën e e djtahtë për këtë bashki si një kandidaturë serioze e të denjë për qyetin e tyre, pasi platrorma siguron harmonizimin e projekteve e siguron zhvillimin e kësaj zone.

 

Kandidati i së djathtës për bashkinë e Shijakut është një propozim i Partisë Republikane nga koalicioni opozitar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama