Mediet serbe Une nuk jam Charlie Hebdo

Mediet serbe: 'Une nuk jam Charlie Hebdo'

Mediat në Serbi e kanë transmetuar në një formë tjetër masakrën e përjetuar në Paris, ku mbetën të vdekur 12 pjesëtarë të revistës satirike "Charlie Hebdo".

Karikaturat e revistës, që kishin pasqyruar krimet serbe gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999 kishin ngjallir zemërim te serbët, që ishin ndjerë të fyer. Ndërsa tani, që kjo revistë u vu në shënjestër të terroristëve, serbët shkuan edhe me larg!

Siç pasqyrohet në disa medie, ata kanë ndërhyrë edhe në disa nga karikaturat e revistës. Kështu, në vend të "Pranvera në Prishtinë" ata kanë vënë titullin "Dimri në Paris". Në vend të luftëtarëve serbë dhe mbi kufomat e zhveshura të femrave shqiptare të dhunuara ka dy terroristë të maskuar, njëri prej të cilëve thotë: "Nuk ka më karikaturistë në qytet".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama