Mediat daneze Olsen ne prag te shkarkimit

Mediat daneze: Olsen ne prag te shkarkimit

Trajneri De Biasi e ka merituar epitetin “vrasës i trajnerëve”. Vetëm në drejtimin e Shqipërisë ai ka bërë që të largohen trajnerët e Portugalisë dhe Serbisë.

E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me Danimarkën. Pasi shpëtoi në ndeshjen e parë nga barazimi 1-1 i arritur në fund të takimit të zhvilluar në “Elbasan Arena”, trajneri Morten Olsen do të largohet në rast të dështimit përballë Shqipërisë të premten. Janë mediat e këtij vendi që shkruajnë për një situatë jo të mirë në rradhët e danëzëve.

Edhe Federata e Futbollit e Danimarkës, në faqen e saj zyrtare në internet, ka lajmëruar se kjo ndeshje me Shqipërinë është shumë e rëndësishme për ta. Sipas medieve kjo do të thotë, se po presin dështimin për të shkarkuar Morten Olsenin.

Nuk moungojnë as emrat si pasues të tij. Mediat daneze kanë nisur të bëjnë presion, duke shkruar se edhe barazimi nuk do ta mbajë në pankinë teknikun.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama