Medalja e trete e arte per Bolt

Medalja e trete e arte per Bolt
Usain Bolt ka fituar medaljen e tretë të artë në “Londër 2012” pas triumfit në garën e 100 metrave dhe 200 metrave. Ditën e shtunë sprinteri xhamajkan ka fituar edhe garën e stafetës 4x100 me Xhamajkën duke vendosur një rekord të ri botëror (36.84). Skuadra e formuar nga Nesta Carter, Michael Frater, Yohan Blake dhe Usain Bolt mundi Shtetet e Bashkuara të Amerikës që me Trell kimmonds, Justin Gatlin, Tyson Gay dhe Ryan Bailey fituan medaljen e argjendtë (37.04). Medalja e bronztë shkoi për Trinidad Tobago pas skualifikimit të Kanadasë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama