Me thuaj cmuzike degjon te te them cili je

Me thuaj c'muzike degjon, te te them cili je

Si lidhet inteligjenca me llojin e muzikës që dëgjojmë? Vitet e fundit, një autor aplikacionesh, Virgil Griffith, ka lidhur shijet muzikore, bazuar në pikët mesatare të studentëve në testin SAT në institucione të ndryshme arsimore.

Për shembull, studentët e Institutit Kalifornian të Teknologjisë kishin një mesatare prej 1520 pikësh në testin SAT. Duke iu referuar “Facebook-ut" për të përcaktuar bandën më popullore (ose të pëlqyer - ajo që kishte më shumë pëlqime) të studentëve në këtë institut, Griffith mundi të arrinte në përfundimin se Radiohead është muzika e vërtetë për njerëzit e zgjuar.

Skema e Griffith tregon se muzikantë/banda të tjera të preferuara të studentëve inteligjentë ishin Sufjan Stevens, Bob Dylan, The Shins dhe Counting Crows. Ndërkohë, Lil Wayne, Beyonce, The Used dhe muzika ungjillore bien në polin e ulët të spektrit, apo siç e quan Griffith, muzikë për njerëz budallenj.

Një tjetër zbulim interesant nga skema e Griffith: njerëzit e zgjuar preferojnë John Mayer më tepër se Pink Floyd; ndërsa titanët e rokut si “Tool”, “System of a Down” dhe “Pearl Jam” bien në mes të spektrit, pra bëjnë muzikë për “njeriun mesatar” dhe se njerëzit ende e dëgjojnë “Switchfoot”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama