Me kollaj nje UFO ne Londer sesa ne perseri kampione

Më kollaj një UFO në Londër, sesa ne përsëri kampionë

Rinis Premier Liga, rinisin konferencat show të Klaudio Ranierit. Dhe starton ashtu siç ishte ulur sipari: duke buzëqeshur. Trajneri kampion me Leiçesterin ëmbëlsoi menjëherë sallën e konferencës për shtyp me një batutë:

Ranieri-E.T

"Ne përsëri të parët në klasifikim? Ka më shumë shanse të shohim një UFO të ulet në cirkun Pikadilli..." King Klaudio është gati për mbrojtjen e titullit që do të nisë nesër në transfertën me Hullin.

Me këmbë në tokë

Pas arkivimit të sezonit "dilly ding dilly dong", trajneri i "dhelprave" fluturon ulët për objektivat sezonale: "Shumë punë për të siguruar mbijetesën. Pastaj gjithçka që do të vijë do të jetë fantastike. Bukmejkërsat duhet të na kuotojnë 6000-1. Të bëjmë bis do të jetë praktikisht e pamundur".

E të mendosh që vitin e shkuar bastet i kuotonin 5000 me 1. Kurrë mos thuaj kurrë, por për italianin do të jetë akoma më e vështirë: "Le të luajmë 10 ndeshjet e para dhe pastaj të flasim. Jam kurioz të shoh se ku do të mbërrijnë skuadrat me shanset më të mëdha: Junajtid, Siti, Arsenali, Liverpuli, Çelsi dhe Totenhemi.

Në maj ne bëmë diçka të paimagjinueshme, por këtë vit do të rikthehen në fuqi skuadrat e mëdha. Ato nuk gabojnë dy vite radhazi. Ne jemi gati për ta mbrojtur titullin, por të ndërgjegjshëm se do të jetë shumë e vështirë".

Përgatiti: ANDROKLI DRALO



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama