Bogujevci ne Galerine Kombetare te Arteve

'Bogujevci' ne Galerine Kombetare te Arteve
Në Galerinë Kombëtare të Arteve u hap ekspozita pamore "Homazhe për të gjitha Familjet dhe Viktimat e luftës", nga Fondacioni "Bogujevci". Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 2 mars. Artistët:Fatos Bogujevci, Jehona Bogujevci, Saranda Bogujevci. Kurator: James Walmsley. Asistent kuratori: Fazli Blakcori. Në Mars 1999, në kulmin e konfliktit etnik në Kosovë, një ngjarje e tmerrshme u zhvillua në qytetin e Podujevës. Në një vrajse brutale, 16 gra dhe fëmijë, janë dërguar në oborr me forcë dhe pastaj kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre. Pesë prej tyre mbijetuan.

Fatosi, Jehona dhe Saranda Bogujevci janë tre nga ata që shpetuan, edhe pse gjatë kesaj ngjarjeje të gjithe morën plagë nga plumbat. 12- Vjet pas kësaj ngjarje tragjike Fatosi, Jehona dhe Saranda dëshirojnë që të tregojnë për këtë ngjarje, duke e shprehur këtë përmes një ekspozite arti duke instaluar çdo detaj të asaj që ndodhi.Kjo ekspozite është: spjegim pamor artistik i kësaj ngjarje të tmerrshme kriminale. Përshkrim i ndikimit që ka pasur në jetën e artistëve dhe jetën e familjeve të tyre. Shembull se si të jetojmë, si të tejkalojmë humbjen dhe të rindërtojmë jetën tonë. si viktima të luftës barbare.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama