Mblidhet Komisioni i Posacem i Reformes ne Drejtesi

Mblidhet Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi

Pas hyrjes në hyqi të ndryshimeve kushtetuese më 11 Gusht, Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi u mblodh sot për të diskutuar shtatë projekt ligjet që shoqërojnë ndryshimet kushtetuese dhe rregullojnë institucionet e reja.

Partia demokratike, e pranishme në mbledhje, paraqiti vërejtjet e saj për përzgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të institucioneve të verifikimit (vetingut), dhe rishkimin e rolit të institucioneve të Inspektoratit të Lartë të Kontrollit të Pasurive dhe Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.

Gjatë mbledhjes së komisionit, Kryeparlamentari Ilir Meta deklaroi se projektligji i vetingut dhe dy projekt ligje të tjera duhet të miratohet brenda datës 30 Gusht.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama