Mbipesha rrezik per shfaqjen e 10 llojeve te kancerit

Mbipesha, rrezik per shfaqjen e 10 llojeve te kancerit

Studimi i realizuar për 7 vjet me 5 milionë njerëz konkludoi se mbipesha kishte kryesisht lidhje me kanceret që prekin gratë, si ai i mitrës apo i gjirit, gjithashtu ka lidhje me tëmthin dhe veshkat Duke qenë mbipeshë dhe i shëndoshë, i vë njerëzit në rrezikun më të madh të zhvillimit të 10 prej kancereve më të zakonshëm, sipas hulumtimit të revistës mjekësore “Lancet”, citon BBC.

Shkencëtarët kanë llogaritur se personat që peshojnë mbipeshë do të jenë potencialisht të rrezikuar për rritjen e numrit të të të prekurve me kancer.  Studimi i pesë milionë njerëzve është më i madhi deri më sot për të konfirmuar lidhjen mes mbipeshës dhe kancerit.

Mjekët shpesh paralajmërojnë se të qenit mbi peshë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit, por ky studim nxjerr në pah ato forma të sëmundjes, ku rreziku është më i madh. Udhëhequr nga shkencëtarët e “London School of Hygiene” dhe“Tropical Medicine”, ata mblodhën të dhëna për pesë milionë njerëz që jetojnë në Britani të Madhe, monitoruan ndryshimet në shëndetin e tyre gjatë një periudhe prej shtatë vjetësh.

Ata gjetën se çdo 13-16 kg peshë e marrë mbi peshën normale tek një i rritur, ishte e lidhur në mënyrë të pakundërshtueshme dhe në mënyrë lineare me një rrezik më të madh të të paktën gjashtë llojeve të kancerit.

Niveli i rrezikshmërisë ishte në varësi të llojit të tumorit; p.sh

1. Kanceri i mitrës kishte nivelin më të lartë të rrezikut

2. Kanceri i tëmthit

3. I veshkave

4. I qafës së mitrës

5. Tiroideve

6. Leucemia kishte nivelin më të ulët të rrezikut

Njerëzit të cilët kishin një indeks të lartë të përmasave të trupit (të llogaritura duke përdorur peshën dhe lartësinë) kishin gjithashtu më shumë gjasa për të zhvilluar kancerin e mëlçisë, zorrës së trashë, vezoreve, dhe kancerin e gjirit pas menopauzës. (Por efektet për këto kancere janë më pak të qarta dhe janë ndikuar nga faktorë individualë, si menopauza).

Hulumtuesit thonë se megjithëse obeziteti është i lidhur me zhvillimin e kancereve më të zakonshëm që përfaqësojnë 90% të kancereve të diagnostikuar në Britaninë e Madhe, disa të dhëna treguan se nuk kishte asnjë lidhje.

Dhe ka disa prova për të sugjeruar se një peshë trupore më e lartë është e lidhur me një shans më të ulët të kancerit të prostatës.

Rreziqet modeste

Dr. Krishnan Bhaskaran, i cili udhëhoqi hulumtimin, tha: “Kishte shumë variacione për efektin e mbipeshës në zhvillimin e kancereve të ndryshme. Për shembull, rreziku i kancerit të mitrës rritej ndjeshëm në indeksin e masës trupore më të lartë, ndërsa për kanceret e tjera që kemi parë kishte një rritje më modeste të rrezikut ose nuk kishte efekt fare. “Ky ndryshim na tregon se mbipesha duhet të ndikojë në rrezikun e kancerit me anë të një numri të proceseve të ndryshme, në varësi të llojit të kancerit” .

Tom Stansfeld, në “Cancer Research UK”, tha: “Edhe pse marrëdhënia midis kancerit dhe mbipeshës është komplekse, është e qartë që pesha e tepërt rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit. “Mbajtja e një peshe të shëndetshme ul rrezikun e kancerit dhe mënyra më e mirë për të bërë këtë është përmes një diete të shëndetshme, të ekuilibruar dhe duke u marrë me stërvitje rregullisht”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama