Mbaron bumi njerezit po e braktisin Rinasin

Mbaron bumi, njerezit po e braktisin Rinasin

Fluksi i pasagjerëve që përdorën Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit u rrit në fund të vitit 2014 me 3 për qind. Të dhënat zyrtare të Tirana Airport Partners tregojnë se, gjatë 2014 numri i pasagjerëve arriti në 1,810.3015 persona nga 1,757,342 të tillë në fund të të vitit 2013. Ritmet e rritjes rezultojnë nga më të ulëtat e viteve të fundit. Agjencitë kanë pohuar se, për shkak të çmimeve të larta shumë pasagjerë shqiptarë kanë zgjedhur aeroportin e Prishtinës dhe  të Shkupit për transport ajror. Gjithashtu TIA raporton për një trafik ajror 6.7 përqind më të ulët se, më 2013, ndërkohë që transporti I kargove pësoi rritje të lehtë.

Vendet e rajonit, Maqedonia, Mali i Zi,  Bosnja, Maqedonia, por edhe Kosova kanë raportuar rritje të madhe të fuksit të udhëtimeve edhe për vitin që shkoi si rezultat i futjes së operatorëve low cost. Rritja e flukseve të udhëtimeve ndryshe nga Tirana në këto aeroporte ka qenë dy shifrore. Qeveria shqiptare ka dështuar ne negociata me Koncesionarin e Rinasit, i cili ka preferuar të mos lëshojë pe nga monopoli i fluturimeve ndërkombëtare, duke lënë kështu të pangazhuara projektet e qeverisë shqiptare për të aktivizuar një aeroport të ri në Jug dhe një në Veri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama