Mbahet ne Zagreb samiti i Jashtezakonshem i Procesit te Brdo-Brijunit

Zagreb1PRISHTINË, 24 Nëntor/ATSH/.- Presidenti Bujar Nishani do të marrë pjesë në 25 nëntor në Samitin e Jashtëzakonshëm të Krerëve të Shteteve të Procesit të Brdo-Brijunit, në Zagreb të Kroacisë.

Sipas një njoftimi për shtyp të Presidencës, në fokus të samitit të organizuar me iniciativë të Presidentëve të Kroacisë dhe Sllovenisë, do të jenë çështjet e sigurisë dhe luftës ndaj terrorizmit, të krizës së migracionit nga vendet në konflikt, si dhe të rivitalizimit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me synim forcimin e dialogut strategjik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, në këtë Samit të jashtëzakonshëm do të marrin pjesë si të ftuar të veçantë, Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, si dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Walter Steinmeier.

Presidenti Nishani në krye të delegacionit shqiptar në këtë samit do të paraqesë këndvështrimin shqiptar për çështjet e mësipërme./k.s/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama