Masakra e Tivarit si u vrane 8 mije shqiptare

Masakra e Tivarit, si u vrane 8 mije shqiptare
Shtabi Operativ i "Kosmetit" i urdheruar nga SHS i UNÇJ-se me qellim te shperberjes se berthames se qendreses shqiptare ne Kosove, gjate muajve mars-prill 1945 mobilizon me dhune shqiptaret per t'i derguar ne frontin e dyte te ashtuquajtur te "Adriatikut" ne veriperendim te Jugosllavise. Skenaristet e Masakres se Tivarit, per dergimin e mobilizuesve shqiptare ne pjeset veriperendimore te Jugosllavise, kishin zgjedhur rrugen Prizren - Kukes - Shkoder - Tivar - Dubrovnik - Rijeke. Per kete front mobilizuan shqiptaret nga Vushtrria, Besiana (ish-Podujeva), Prishtina, Kaçaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni.

Sipas kujtimeve te pleqve, qe perjetuan kete mobilizim te dhunshem, te mobilizuarit shqiptare, fillimisht jane tubuar neper qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj, te organizuar ne njesi ushtarake, te komanduara nga oficere shqiptare, kane udhetuar ne qendren e pergjithshme mobilizuese (ne kazermat ushtarake) ne Prizren. Pas sistemimit, shqiptaret e mobilizuar do te çarmatosen, me arsyetimin se armet do t'i marrin ne Kroaci e Slloveni! Çarmatosja, atyre iu ka dhene nje sinjal te keq dhe me te drejte ka lindur dyshimi ne pergatitjen e ndonje skenari shfaroses ne prapaskene. Kjo psikoze u thellua edhe me teper, atehere kur u çarmatosen edhe oficeret shqiptare dhe per percjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-te serb e njohur per terrorizimin e popullit shqiptare gjate muajve te kaluar.

Marreveshja UNÇ Jugosllave-UNÇ SHqiperise: Brigada e III dhe e V nga Shqiperia per spastrimin e Kosoves nga çetat qe bejne rezistence

Ne gjysmen e dyte te vitit 1944, derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse) perparonin ne te gjitha frontet e luftes kunder ushtrise hitleriane, Shtabi Suprem i UNÇJ-se duke i shfrytezuar rrethanat e krijuara, ne fillim te shtatorit te atij viti Shtabin Kryesor te UNÇJ-se per "Kosove e Metohi" e degradoi ne Shtab Operativ dhe me 14 shtator ia nenshtroi Shtabit Kryesor te UNÇJ-se per Serbi. Dhe per çudi, ne emer te Shtabit Operativ te "Kosmetit" do te nisin pergatitjet luftarake gjoja per çlirimin e Kosoves dhe te viseve te tjera shqiptare a ne te vertete SHS i UNÇJ-se kishte per synim ripushtimin e tyre.

Ne vjeshten e atij viti, Shtabi Suprem i UNÇJ-se i drejtuar nga Josip Broz Tito, ne emer te internacionalizmit, do te beje marreveshje me ushtrine e kuqe ruse, me pastaj me forcat bullgare dhe me 2 shtator 1944 edhe me SHP te UNÇ te Shqiperise, per te zhvilluar operacione te perbashketa ushtarake kunder forcave gjermane ne Jugosllavi...

Derisa ushtria gjermane terhiqej nga shume fronte te luftes, ideja e Shtabit Suprem te ushtrise gjermane per forcimin e vijes se frontit ne Ballkan, u be e parealizueshme dhe ne keto rrethana armata "E" gjermane, e cila ishte e dislokuar ne Greqi, mori urdherin qe te terhiqet nga ky rajon. Terheqjen do ta beje neper Maqedoni, Kosove dhe Sangjak, per te kaluar mandej ne Mal te Zi, Bosnje e Hercegovine ne drejtim te veriut. Armata "E" per çudi nuk u pengua (perkunder propagandes se bere nga strateget e UNÇJ-se), por kaloi me shume pak humbje ne veri-perendim te Jugosllavise, nderkohe qe luftimet me te ashpra ne Kosove brigadat sllavokomuniste, do t'i zhvillojne gjoja "kunder forcave te Mbrojtjes Kombetare te Shqiperise Etnike dhe bandave shqiptare qe po mbreterojne ne Kosove.

Per te argumentuar kete qendrim, po i referohemi letres se Miladin Popoviçit, te cilen ne emer te KK te PKJ-se ua dergoi te gjithe komisareve politike ne Kosove. Ne leter nder te tjera, M.Popoviç shkruan: "Edhe pse Kosove-Metohia jane pa pushtues, ne nuk sundojme ne gjithe terrenin.

Pengesa jane bandat e armatosura qe perhapin shovinizem. Tash kemi detyre te patjetersueshme spastrimin e Kosoves dhe te Metohise nga keto banda. Bandat duhen likuiduar energjikisht dhe pa meshire. Tokat e atyre qe nuk dorezohen deri ne afatin e caktuar do te konsiderohen te shtetit e kete (konfiskim - verejtja ime Sh.B) do ta bejne shtabet (e UNÇJ-se-verejtja ime Sh.B). Ne fshatrat qe eshte bere rezistence duhen gjetur organizatoret dhe duhet dorezuar gjyqit ushtarak, qe do t´i gjykoje menjehere e fshataret t´i çarmatose..." Sipas marreveshjes, UNÇJ-UNÇSH, ne fillim te tetorit 1944 ne Kosove do te futen Brigadat III dhe V te Korparmates se I-re te UNÇ te Shqiperise.

Me 17 tetor 1944 edhe Armata II bullgare u nis per Kosove, nderkohe qe atje (Kosove) dhe ne viset e tjera etnike shqiptare ne Maqedoni dhe Mal te Zi, i kishin perfunduar pergatitjet per ofensive, njesitet e Korpusit te 13-te te UNÇJ-se (Divizioni i 22-te, i 24-te, i 25-te dhe i 46-te serb), Divizioni i 41-te maqedon, brigada e 9-te malazeze dhe te gjitha brigadat e UNÇJ-se per "Kosove e Metohi". Operacionet ushtarake te ketyre forcave, filluan ofensiven pushtuese ne tri drejtime: 1.Kurshumli - Perpallac - Podujeve - Prishtine; 2.Lebane - Medvegje - Prishtine; dhe 3. Bujanoc - Gjilan-Prishtine.

Vendosja e administrimit ushtarak ne Kosove dhe mobilizimi i dhunshem i shqiptareve ne mars 1945

Brigadat III dhe V te Korparmates se I-re te UNÇ te Shqiperise ndihmuan vendosjen e administrimit ushtarak jugosllav

Ne kohen kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet me te pergjakshme ne Drenice, me 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-se J.B.Tito me urdher te veçante nr.31 vendosi administrimin ushtarak ne Kosove. Per kete vendim, Titoja me 7 shkurt ne Beograd pati nje takim me ushtaraket serb: Savo Derleviçin, Gjuro Medenicen dhe Kersto Filipoviçin, te cileve iu foli per rolin qe duhet ta luante Administrimi Ushtarak ne Kosove. Me kete urdher, i tere pushteti ne Kosove do t´i kaloi nje grupi te caktuar ushtarakesh serbo-malazez, te cilet do te ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe gjyqesor. Me kete rast pasuan ndryshime ne tere strukturen e kuadrove komandues.

Ne krye te pushtetit ushtarak, perkatesisht te Shtabit te Ri Operativ u emrua ish-shefi i Armates se I-re kolonel Savo Derleviç, duke e zevendesuar Fadil Hoxhen, i cili mbeti zevendes i tij. Shef i Shtabit u emerua nenkolonel Dushan Vukotiç (deri ne ate kohe ishte zevendeskomandant i Divizionit 46 jugosllav), shef i prapavijes u caktua Stevo Doberkoviç (i derguar nga shtabi qendror i Serbise), ndersa komisar politik u emerua nenkoloneli Gjuro Medenica. Me 10 shkurt 1945, kjo komande beri riorganizimin e teresishem te ushtrise duke formuar Divizionin e artilerise, te kaloresise, te nderlidhjes, grupin operativ te brigadave, Divizionin 46, 52 etj. Kjo makineri pushtuese ushtarake ne Kosove, duke i marre te gjitha masat per "spastrimin" e terrenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kunderrevolucionaret" vrau e masakroi mijera shqiptare ane e kende Kosoves.

Veçmas pas vendosjes se regjimit ushtarak ne Kosove, per shtypjen dhe shpartallimin e elementeve kryengritese, Shtabi Operativ i urdheruar nga SHS i UNÇJ-se nisi mobilizimin e shqiptareve per t'i derguar ne frontin e Trieshtes dhe Istres (ne veriperendim te Jugosllavise), ndonese mobilizimi i shqiptareve kishte filluar qysh ne fund te dhjetorit 1944 (me dergimin e tyre ne frontin e Sremit, ne veri te Serbise). Me 11.03.1945 ne Gjakove u organizua nje demonstrate e grave, kunder mobilizimit me dhune te djemve, vellezerve dhe burrave te tyre.

Rrugetimi i pergjakur i eshaloneve (grupeve)

Vrasjet e para u bene ne mesnaten e 26/27 marsit gjate nje pushimi nen qiellin e hapur ne Kukes

Eshaloni i pare qe perbehej nga 3.700 veta, u nis me 24.03.1945 dhe pas 5-6 ditesh arriti ne Tivar, ku iu dorezua reparteve te Divizionit te IX-te jugosllav. Gjate rrugetimit, derisa u dorezuan ne vendin e caktuar, te mobilizuarit u keqtrajtuan ne menyre shtazarake nga kriminelet serbo-malazeze. Te mobilizuarit shqiptare nga Tivari do te nisen per ne Istri, ku fillimisht disa dite do te ndalojne per te pushuar ne ujdhesen Çiove afer Trogirit. Dhe ato dite gjate kalimit me nje anije te vjeter, nga ujdhesa per ne Trogire, u mbyten rreth 65 veta, prej te cileve 29 qene vetem nga Kaçaniku.

Eshaloni i dyte i perbere nga 4.700 veta, u nis dy dite me vone (me 26 mars) nen percjelljen e forcave te Brigades XXVII dhe me 30 mars ne Shkoder iu dorezua Brigades X malazeze 6. Gjate marshimit kater ditor ne rrugen Prizren-Zhur-Kukes-Puke-Shkoder, perkunder lodhjeve e rraskapitjeve te medha nga rruga e gjate, te mobilizuarit u maltretuan e u rrahen dhe ne shume vende shume prej tyre u vrane, gjate kohes se pushimit, gjate kalimit te lumejve apo gjate tentimit te ndonjerit prej tyre per ta shuar etjen, ne burimet e ujit.

Vrasjet e para u bene ne mesnaten e 26-27 marsit gjate nje pushimi nen qiellin e hapur ne Kukes. Me kete rast u vrane njerezit me autoritative nga radhet e te mobilizuarve, ishin eproret e njesive ushtarake ata shqiptare qe komanduan gjate marshimit nga qendrat komunale per ne kazermat ushtarake te Prizrenit. Ne mbremjen e 27 marsit ky eshalon arrin ne Fushe-Arrez dhe sipas nje skenari te parapergatitur mire, xhelatet serbo-malazeze, gjate kohes se pushimit (ne mesnaten 27-28 mars) nen qiellin e hapur duke fjetur (ne gjume) vrasin mizorisht rreth 120-140 veta dhe kufomat e tyre u hodhen ne nje hendek.

Pas ketyre peripecive nga Shkodra nen percjelljen e malazezeve - ne mesditen e 1 prillit 1945 arriten ne Tivar. Ate dite te kobshem rrugeve te qytetit shihej nje mobilizim i ushtareve serbo-malazeze, te cilet veshtronin me perbuzje kolonen e gjate te shqiptareve. Kjo kolone eshte ndaluar ne qender te qytetit (me urdher) kinse per te pushuar dhe nderkohe ndodhe nje eksces ne mes rojes dhe kater shqiptareve, te cilet u penguan qe te pine uje ne nje krua aty afer.

Nga ky konflikt ushtaret e urdheruar derdhin nje bresheri plumbash ne trupat e shqiptareve, me ç'rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qellim (per ta filluar komplotin e pergatitur) e shtyu masen e shqiptareve qe te shtrihen per toke, nderkohe qe ajo hapesire ishte vene ne shenjester te pushkeve dhe mitralozeve qe ishin vendosur ne çdo qoshe te rrugeve, dritare dhe tarrace te shtepive e ne shkembijte e kodrave perreth. Gjate muajve mars-prill 1945, permes rruges Prizren-Kukes-Shkoder-Tivar (per ne Frontin e Adriatikut) jane deportuar 16.423 shqiptare nga Kosova, kurse rreth 4. 600 te tjere u derguan nga viset shqiptare te Maqedonise. Nderkaq, ne janar 1945 per ne Frontin verior (te Sremit) jane mobilizuar rreth 18.500 shqiptare ne perberje te Brigadave te "Kosmetit" dhe 5000 te tjere nga Maqedonia. Nga keto shifra rezulton se gjate muajve janar-prill 1945, jane mobilizuar dhunshem rreth 44.523 shqiptare nga Kosova dhe viset e tjera etnike, per frontet e ashtuquajtura te "Sremit" e te "Adriatikut".

Mobilizimi i beresve te krimit per zhdukjen e krimit

Per te humbur gjurmet e kesaj vepre mizore, u mobilizuan te gjitha njesite ushtarake serbo-malazeze, qytetare e punetore te ketij nacionaliteti dhe me kamione, vagoneta, qerre etj, gjate tere nates se ½ prillit i barten kufomat dhe te plagosurit (bashke!!!) dhe i transportuan ne drejtim te Tivarit te vjeter, tek nje vend (humnere) ne meste shkembinjve te bregdetit. Kufomat e shqiptareve fillimish u dogjen dhe pastaj u hodhen ne humnere, ndersa pjesa tjeter do te varrosen...!!!

Sipas burimeve arkivore rezulton se ne Tivar, me 1 prill 1945 u vrane e u masakruan rreth 1700 shqiptare, ndonese nga kujtimet e deshmitareve qe perjetuan kete masaker, del se ky numer mund te jete shume me i madh. Kjo ngjarje tragjike per popullin shqiptar, edhe pse ndodhi larg opinionit te atehershem, ishte e qarte se u pergatit nga kreu i udheheqjes jugosllave edhe pse me vone Aleksander Rankoviçi me kompani, kete ngjarje do te perpiqet ta cilesoje si incident te rende te shkaktuar me fajin e vet shqiptareve!

Barbarizmi i UNÇJ-se kunder popullit shqiptar

Gjate ketyre operacineve te pergjakshme keto forca kryen krimet me te shemtuara qe njeh historia e njerezimit, ndaj popullates shqiptare, si dhe konfiskuan, plaçkiten, dogjen e shkaterruan pameshirshem pronat e tyre. Gjate kesaj periudhe jane vrare e masakruar ne menyrat me mizore 47.300 shqiptare. Keshtu, ne:

1. Gjilane jane vrare 7854 veta,
2. Prishtine 3.675
3. Drenice 4.820
4. Mitrovice 1.970
5. Peje 3.540,
6. Ferizaj 1.260,
7. Podujeve 1.670,
8. Prizren 1.200,
9. Gjakove 800,
10. Rahovec 750,
11. Suhareke 420,
12. Dragash 500,
13. Presheve 690,
14. Shkup 1.450
15. Tetove 4100,
16. Gostivar 715,
17. Kercove 490,
18. Sangjak (Jeni Pazar) 1.410,
19. Kumanove 780
20. Tutin 900,
21. Bihor 3820,
22. Plave e Guci 710,
23. Ulqin 515 dhe
24. Tivare e Dalmaci 2.600 shqiptare

Ne kete situate e tere pasuria e shqiptareve te vrare ishte konfiskuar, asgjesuar ose ishte plaçkitur nga kolonistet serbe, qe qene kthyer sipas direktivave te Byrose Politike te KQ te PKJ-se.

Rrugetimi (Prizren - Kukes - Shkoder - Tivar), lehtesia e forcave jugosllave per te kaluar ne territorin shqiptar pa u shqetesuar

Rrefimi i Azem Hajdinit, i mbijetuari i masakres se Tivarit

Nje rrefim trondites do te kujtonte Azem Hajdini shume vite pas masakres se Tivarit nga ku ai fale fatit i mbijetoi. Ja se si e kujton Hajdini ate marshim qe do t'i çonte drejt vdekjes me mijera shqiptare.

Keshtu te rraskapitur kemi vazhduar rrugen per ne Puke, ku ate dite kemi arritur rreth ores 19.00 dhe na kane vendosur ne nje lugine te rrethuar me pyje, kurse mbi ne vazhdimisht binte shi si rreke. Ne keto kushte, ne periferi te Pukes e kemi kaluar naten. Te nesermen shume veta nuk kane mundur ta vazhdojne rrugen kurse mbi dhjetera, mengjesi i gjeti te vdekur.

Kesisoj, radhet tona vazhdimisht zvogeloheshin, sepse nje numer i shokeve tane nuk mund t'i perballonte torturave, helmimit, urise, veshmbathjes se dobet e sidomos frikes nga likuidimi fizik. Aq sa shtohej numri i te semureve, njekohsisht rritej edhe numri i te vdekurve sepse edhe ne, te rraskapitur, nuk ishim ne gjendje me t'i mbanim per krahesh, sikurse vepruam nje dite me pare. Prej Puke, ne rrethana si ato te deritashmet, vazhduam rrugen kurse kah ora 20.00 arritem ne vendin e ashtuqujtur "Ura e Zogut", te nje kanion i thelle neper te cilin rridhte uje fare pak. Meqe uren e kishin shkaterruar fashistet italiane, transportimin tone ne anen tjeter te kanionit perpiqeshin ta organizonin permes nje vigu dhe njelloj vagonete.

Ne ate vagonete me qellim i ngarkuan mese 50 veta dhe natyrisht teleferiku i improvizuar u keput, keshtu qe te gjithe rane ne ate gremine te thelle. Disa prej tyre vdiqen kurse disa u lenduan rende e lehte. Tentuam menjehere t'i ndihmojme, por na penguan percjellesit duke na thene se ata do t'i ndihmoje ushtria, kurse ne duhet te vazhdojme kalimin neper ate vig te improvizuar. Mirepo, duke e ditur fatin qe na priste, refuzuam te vendosemi ne ate vagonete te ndrequr dhe pas shume bindjesh e rezistencash u detyruan te na dergojne kembe neper kanion per te dale ne anen tjeter te tij. Mirepo, posa kaluam kanionin, serish na urdheruan te kthehemi poshte dhe naten ta kalojme nen qiellin e hapur.

Edhe pse ishim te rraskapitur dhe qulle nga shiu, tere naten jemi perpjekur t'i ndihmojme shoket qe mbeten gjalle e te lenduar nga renia prej vigu. Po ashtu kujdeseshim edhe per disa shoke qe i kishim bartur tere diten ne lese te improvizuara, per krahesh apo ne supe. Dikur kah mesnata na e kane kumtuar urdherin se duhet t'i identifikojme te gjithe te semuret dhe te barten nja 50 metra larg gjoja per t'i derguar ne ndonje spital te Shqiperise per sherim.

Mirepo, te udhehequr nga pervoja e hidhur qe e patem gjate tere rruges, ne kete urdher te shtabit e refuzuam kategorisht. Ne mengjes verejtem se nje numer i shokeve qe i kishim bartur dhe shumica e atyre qe kishin pesuar lendime pas renies nga vigu kishin mbetur te vdekur, kurse na u pamundesua bartja edhe te disave qe lengonin nga semundjet. Posa u larguam nga ai vend ata i mblodhen ne qerre dhe i çuan ne drejtim te panjohur. Ne te tjeret vazhduam rrugen dhe arritem ne nje vend afer Shkodres ku duhej kaluar te ashtuquajturin "Vau i Spases". Edhe ketu, meqe ura ishte e shkaterruar, filloi transportimi yne me nje anije te improvizuar. Te mesuar nga pervoja me keso improvizimesh refuzuam te hipim ne ate anije pa prezencen e ndonje oficeri dhe te se paku dy-tre ushtareve qe na percillnin. Shtabi, i cili ende nuk kishte kaluar "Vaun e Spases", pranoi kerkesat e parashtruara keshtu qe transportimi u be pa ndonje veshtiresi te madhe.

Mirepo, edhe ketu ne anen tjeter mbeten disa shoke te semure rende, per fatin e te cileve kurre nuk jemi informuar. Ne Shkoder arritem rreth ores 16.00 me daten 30 mars 1945. Ne te dy anet e rrugeve na priten mijera njerez, shumica prej te cileve duke na pershendetur qanin, duke peshperitur "ku jeni duke shkuar", "me siguri ne ndonje vend pa kthim".!? Shume prej tyre na ofruan buke e veçmas uje dhe ketu per here te pare shuam etjen.

Kjo nuk zgjati shume pasi qe shpejt e shpejt na vendosen ne kazerma ne nje koder bukur te larte, emri i te ciles nuk me kujtohet, por e di se aty nuk kishte pasur uje per pije. Por, per çudi, ne ketu veten e ndjenim pak me te sigurte. Mirepo, per fat te keq, ketu nuk na lane te qendrojme gjate. Dikur pas mesnate u nisem ne drejtim te Ulqinit, duke i lene te semuret ne meshiren e ushtareve serbe e malazeze. Ne rruge e siper, jo fort larg Shkodres, kolona jone aty kah ora 3 pas mesnates ka hasur ne nje eksploziv qe shtrihej mjedisit te rruges, ne nje gjatsi prej 10 deri 20 metrash. Me te ndezur te eksplozivit mes nesh u krijua nje panik shume i madh, por pernjehere pasoi urdheri qe te mos levizim nga vendi.

Mirepo, nga frika shume prej nesh u rrokullisen ne te dy anet e rruges e me pastaj filluan te shtenat e ushtarakeve me ç'rast u vrane dhe u plagosen shume shoke tane, kurse ne mesin e tyre kam njohur Tafil Shabanin nga Kozhica. Pas nja 30 minutash na kumtuan se jeta jone me nuk eshte ne rrezik, duke thene se, "kjo qe ndodhi eshte veper e reaksionareve apo e diversanteve shqiptare te Shqiperise, te cilet hakmerreshin ndaj shqiptareve kosovare per masakrat dhe torturat qe kinse paska bere Xhafer Deva dhe regjimenti i ashtuquajtur kosovar". Krejt kjo u be sigurisht per te fshehur qellimin e vet dhe per te nxitur urrejtjen vellavrasese ne mes te shqiptareve. Pas shume kercenimeve per ta heshtur kete situate jemi detyruar te nisemi dhe te vazhdojme rrugen. Pos tre te plagosurve qe na lane t'i bartim, te semuret dhe te plagosurit e tjere nuk lejuan t'i marrim me vete, por i ngarkuan ne mjete te ndryshme transportuese dhe i derguan ne drejtim te Tivarit me qellim qe te mos bien ne sy. Shoket e plagosur i kemi bartur mbi supe deri ne nje fshat, emri i te cilit nuk me kujtohet, por ishte me pullaze prej guri dhe me pak toke te plleshme.

Aty fshatret na kane dhene kanata qerresh te punuara prej thuprave per t'i bartur te plagosurit dhe te semuret. Nga keto tortura dhe reprezalje qe na beheshin gjate rruges, sigurisht me veshtiresi e kane pasur ata qe ndodheshin ne fund te kolones. Ata edhe kane pasur mundesi te numerojne me saktesisht viktimat e rruges, por sigurisht se ne keto rrethana pak kujt i ka shkuar ndermend ta bente kete, nga se ne çdo moment ekzistonte mundesia qe edhe vet te behej viktime e percjellesve te terbuar. Instinkti i vetekzistences dhe rreziku qe ne çdo moment mund te likuidohej, nuk lejonte tjeter te mendohej por vetem si te shpetohet jeta.

 Kete gjendje psiqike e bente edhe me te tmerrshme hasja gjate rruges ne kufomat qe binin ne krye apo nga mesi i kolones. Ne kete pjese te rruges sharjet dhe ofendimet si "viste zarobljeni, vodiqemo vas u llogor na prinudni rad", "shoptarsku vam majku", "osvetiqese crnogorska omladina", etj., ishin "pershendetjet" me te shpeshta qe na i drejtonte masa dhe percjellesit tane, duke na provokuar vazhdimisht dhe duke na i shtuar reprezaljet. Edhe nese ndonjeri ishte i gatshem qe nga revolti te reagoje duke ditur se ndoshta do ta paguaje me koke, kete nuk e bente, sepse e dinte se pos tij do te pesojne edhe shume te tjere.

Zaten ushtaret serbe e malazeze mezi pritnin reagimin tone me te vogel per te shtene mbi ne. Keshtu te lodhur e te rraskapitur nga rruga, uria e etja, e me teper nga pasiguria, ne gjendje te tensionit te larte psiqik, e kaluam rrugen neper tere territorin e Shqiperise. Me te hyre ne kufirin e Jugosllavise, afer Ulqinit na kane urdheruar qe te ndalet kolona gjoja per pushim, kurse te gjithe te semuret dhe te plagosurit qe ishin me ne, te ndahen ne nje vend te caktuar, gjoja per te evituar ndonje epidemi te mundshme. Thane po ashtu se ata te transportohen ne ndonje spital te Malit te Zi per sherim, por sipas te gjitha gjasave edhe ata i gjeti fati i njejte si shoket tane te meparshem, kurse ne vazhdim rrugen per ne Tivar. Me te arritur ne Tivar, dikund ne mes te ores 12 - 13.00 ne çdo skute te qytetit diktohej nje mobilizim i madh i ushtrise dhe popullsise te cilet me arme ne dore te drejtuar kah ne, na shikonin me perbuzje te madhe. Diktuam qarte komplotin dhe gracken qe na ishte pergatitur.

Shpirtrat tona virgjeresha u gjeten ne shenjester te pushkeve dhe mitrolozeve qe ishin vendosur ne çdo qoshe te rrugeve, dritare dhe tarrace te shtepive e shkembinjte ne kodrat perreth. Fitohej pershtypja se nga kjo bllokade as zogu s'do te mund te fluturonte gjalle. Ne qender te Tivarit te ri, na kane urdheruar te ndalemi dhe te ulemi midis rruges, gjoja per pushim. Ne afersi te rruges kishte qene nje krua nga i cili uje rridhte pa nderprere. Pasi qe ishim shume te etur, u morem vesh qe tre shoke tane te prire nga Syle Gllobari te ngriten ne kembe dhe te apelojne te nje oficer qe ishte afer çezmes per te na lejuar te pijme uje.

Mirepo, me te paraqitur te apelit, pernjehere diktuam se oficeri u merdhez dhe filloi piskamen e kercenimin me fjale ofenduese "shiptarsku vam majku" etj. Ne momentin kur Syla me shoke u perpoq te arsyetoje kerkesen, pernjehere oficeri ka urdheruar ushtaret te versulen mbi te dhe te shtijne me arme te zjarrta. Pos vrasjes se tyre, nga plumbat qe kishin bredhur anash, u plagosen disa shoke tane dhe nje ushtar malazez. Pas kesaj tragjedie, ne mbetem te shtangur ne mes te rruges, pa patur guxim te levizim apo te bisedojme dhe me frike pritnim se çdo te ndodhe me ne, pasi qe na ishin drejtuar shume tyta te armeve dhe bajoneta.

Per nje çast ushtria u terhoq nja 50 metra large nesh dhe zuren pozita me te sigurta - dikush pas shkembinjve, dikush pas shtepive e disa sish edhe brenda tyre. Dhjete apo pesembdhjete minuta me vone nga komanda e vendit arriten tre oficire te larte dhe shume oficere e ushtare te tjere. Ardhjen e tyre ne e pritem me nje fije shprese se ne mesin e tyre do te gjendet ndonje revolucionar apo komunist qe do t' i jepte fund ketyre torturave tona. Mirepo, shpresa ishte e kote, sepse njeri prej tyre zuri pozite ne nje lartesi dhe filloi te na sulmoi e kercenohet me fjalet "shiptarsku vam majku", "sve qemo vas ubiti", "samo minuti su u pitanju" etj. Nuk vonoi shume dhe permes altoparlanti na u komunikua se gjoja dikush prej nesh ka tentuar t'ia grabise ushtarit te plagosur malazez revolen, andej kjo dhe kerkesa e organizuar per uje u sherbeu si preteksti per ta kualifikuar si tentim kryengritje, per çka u kercenuan me masa hakmarrjeje me drastike. Mirepo, ne te gjithe mire e dinim se ky eshte vetem nje trillim si baze per nje masakér me permasa me te medha.

Pas disa çastesh te heshtjes se varrit u ngrit ne kembe njeri nga shoket tane per te cilin me vone mesuam se ishte nje i ri nga fshati Kozhice, i cili pas konsultimeve me shoke ishte drejtuar kah oficieret me kerkese dhe apel qe t'u japin fund ketyre vrasjeve, maltretimeve dhe sjelljeve barbare. Por, pa u ofruar mire, ne te u versulen ushtaret malazeze dhe me arme dhe bajoneta qe i kishin vu ne pushke e copetuan, por si laker.

Te shtrenguar dhe te tronditur nga kjo skene e tmerrshme patologjike, ne nuk dinim me çka te bejme, te flasim apo si te veprojme. Te hutuar e me sy te zgurdulluar, vetem shikonim para vetes dhe pritnim se çka do te sjelle secili çast e minute i ardhshem. Kur me nuk ngrihej askush ne kembe dhe nuk bente ze, oficieret filluan te kercenohen se nje nga nje do te na likuidojne te gjitheve. Heshtjes sone te metejme filluan t'u pergjigjen me terbim. Urdheruan qe nga mesi i kolones te ndahen 80 veta, te cilet i lidhen duart dhe i derguan pas nje ndertese, e mepastaj vetem degjuam refallet dhe britmat e klithjet e tyre qe u masakruan.

Nder shoket qe une i kam njohur, e qe u pushkatuan ne mesin e ketyre 80 veteve, ishte edhe Abdyl Bislimi nga Kryshevci i Drenices. Me te perfunduar te ketij akti mizor, meqe ne ishim ne kolone per kater, ne gjatesi prej 5-6 kilometrash, e mundesia per shfarosje masive ishte me e vogel, na kane urdheruar te ngritemi ne kembe dhe te qendrojme ne vend me duar te lidhura mbi koke. Pas pak na kane urdheruar te ecim drejt nje ndertese te madhe trikateshe, me nje siperfaqe prej afro 300 metra katror dhe me oborr te rrethuar. Ndertesa ishte e rrethuar nga te tri anet me kodra shkembore, kurse oborri ishte me mure te larte me rrethoje te hekurt, me maja te prehta, gje qe krijonte kushte shume te volitshme per likuidimin e te gjithe neve pa marre parasysh a gjendeshim ne oborr apo ne ndertese. Ne te hyre te oborrit te nderteses ishin vendosur nga 10-15 ushtare ne te dy anet e hyrjes te pergatitur me shufra hekuri ne dore.

Secili prej nesh qe hynte neper ate hyrje merrte goditje ne koke, gjoks apo shpine me shufer hekuri dhe vaj halli per ate qe nuk mund t'iu bente balle te renave, sepse akzistonte mundesia çdo here qe te mbetet ne vend. Ai qe mbetej i shtrire nga te renat shkelej pa meshire nga turma qe kalonte neper ate hyrje, pa pasur mundesi askush t'iu ndihmoje. Ishte e pamundur te kaloje neper ate hyrje te ngushte e te mos marresh goditje. Vetem gjate ketij akti, ketu ne hyrje te oborrit, mbeten te shtrire rreth 100 apo 150 veta. Shumica prej tyre edhe te vdekur.

Ashtu te pergjakur dhe te rraskapitur nja 1000 veta qe ishim ne balle te kolones, na futen por si lopet ne ate ndertese. Pasi qe ndertesa u mbush perplot, ne oborr sipas nje vleresimi ngelen mbi 2200-2500, kurse ne rruge te gjere 7-8 metra e te gjate 80-100 metra, kane ngelur te rrethuar 1.000-1.100 veta, por tani jo te rreshtuar, por grumbull. Kjo u be per shkak se ne kete menyre behej likuidimi me i lehte i tyre. Me te perfunduar te ketij aksioni, ushtaret e kapen Milazim Haxhiun nga fshati Ternavc, me pretekst se ai qenka njeri prej atyre qe ka tentuar t'ia marre revolen oficierit malazez qe u plagos ashtu siç pershkruam me heret.

 Edhe pse ky refuzoi akuzat, mbi trupin e tij para syve tane u zbraz nje shanzher i revoles. Edhe pse e dinim se xhelatet e pashpirte po pergatitin masaker te paskrupullt ndaj nesh, i riu 17-vjeçar Ibrahim Koca nga fshati Polac i Drenices se bashku me 7 shoke shkoi te komanda e shtabit, e cila ishte e vendosur ne oborr dhe urdheronte "udari majku vam shiptarsku neka znaju da je ovde Cerna Gora i da qemo sve do jednog zaklati...", Per dy qellime:

a) - te apeloje te nderpritet masakra e metejme, sjelljet brutale, rrahjet ne hyrje me shufra hekuri dhe

b) - t'u lejojne t'u ndihmojne shokeve te lenduar qe kishin mbetur ne hyrje te nderteses nga te renat qe kishin pesuar.

Para se Ibrahim Koca ta kryente paraqitjen e kerkesave te permendura, me urdherin e komandantit, ne te jane versulur shume ushtare, e kane ngulur ne bajoneta, e kane ngritur larte e pastaj e kane gjuajtur ne nje shkamb per t'a pare me lehte. Pastaj, me nje fjale ne menyre mizore ia kane pre hunden, veshet, krahet e kane bere copa-copa. Pas ketij akti shtazarak, shtabi dhe ushtaret jane terhequr anash 100 deri 150 metra.

Pas dhenies se sinjalit me nje arme te rende te kalibrit te madh, pernjehere nga te gjitha anet jane degjuar krisma. Rebeshet e armeve te ndryshme vinin drejte nesh nga çdo skute, oborr, shtepi, shkemb, dritare e pullaze te shtepive. Shtihej me arme te zjarrit, si pushke, automatik, mortaje dore, revole e çka tjeter jo. Kesisoj, brenda nje ore, asnje nga grumbulli i njerezve, perafersisht mbi 3 mije veta qe ishin vendosur ne oborr dhe shesh, nuk mbeti ne kembe, keshtu qe rrethi i nderteses, oborri dhe sheshi u shnderruan ne lume gjaku qe i pergjante nje kataklizme te vertete.

Masakra e Tivarit, komplot i komunisteve shqiptare per te vrare forcat e djathta "reaksionare"

Per masakren e Tivarit jane shkruar libra dhe koheve te fundit jane shkruar shkrime nga shume individe, por duket se akoma nuk eshte thene qellimi i vertete i saj. Komunistet shqiptare ne Shqiperi dhe Kosove heshten per shume masakra qe i bene serbo-malazezet gjate Luftes se Dyte Boterore. Teza te forta jane ngritur nga historiane te cilet e cilesojne Masakren e Tivarit si plan per te vrare forcat e djathta, komplot ky midis Partise Komuniste kosovare dhe Partise Komuniste shqiptare qe drejtohej nga Enver Hoxha. Asnje masaker nuk ka guxuar te kaloje pa u denuar, e sidomos ajo e Tivarit, e papare ndonjehere ne historine njerezore.

 Tivari ka qene tabu-teme ne ate kohe. Po perse heshten kreret komuniste te Kosoves, pse heshti Enver Hoxha me kompanine e vete komuniste, kete nuk mund ta kuptoje logjika e shendoshe, as sot dhe as kurre. Rezoluta e Bunjajt (1943-'44) ka pasur per qellim krijimin e Kosoves si njesi te Federates Jugosllave. Por, ne fakt ne Bunjaj eshte aprovuar rezoluta ne te cilen eshte thene: "…arriti momenti i fundit per bashkimin e popullit shqiptar te Kosoves me Shqiperine…".

Kjo rezolute eshte e shkruar ne gjuhen shqipe dhe ne gjuhen serbo-kroate. Kjo rezolute eshte deshmi se lufta nacional-çlirimtare e Kosoves ka qene lufte per bashkim me Shqiperine. Kjo rezolute ishte e ngjashme me idene e forcave te djathta shqiptare si Balli Kombetar, NDSH etj, per berjen e nje Shqiperie etnike dhe demokratike. Nje muaj pas mbledhjes se Bunjajt politbyroja e PKJ-se i ka shpallur te pavlefshme keto vendime dhe keshtu Kosova ka mbetur me dhune si pjese e Jugosllavise me nje autonomi tejet te zbehte. Ne letren e politbyrose te PKJ, derguar Komitetit Krahinor te PK te Kosoves, te cilen e ka nenshkruar Millovan Xhillas, e me te cilen hidhen poshte vendimet e Bunjajt, eshte edhe direktiva qe orientimi per veprim ne Kosove eshte diskutimi i Xhavit Nimanit.

Keshtu, Xhavit Nimani vrante e kthjellte per 45 vite ne Kosove dhe sot ka njerez qe e adhurojne siç e adhurojne edhe Enver Hoxhen, i cili me 1944 i dergon 2 brigada te ushtrise shqiptare per te siguruar Kosoven si pjese te Jugosllavise. Historiani prof.dr. Zekeria Cana ne librat e tij "Ditari i Roberise" 1998-1999 shkruan se ne masakren e Tivarit nuk u pushkatua asnje gjakovar, sepse ata i shpetoi Xhavit Nimani, i cili i nxori nga rreshti qe ishin duke shkuar per pushkatim. Vete kjo te bene me dije se komunistet shqiptare te Shqiperise dhe Kosoves e dinin se po ndodhte kjo masaker. Ata nuk reaguan duke menduar se me kete akt makaber po vriten vetem forcat e djathta "reaksionare", me qellim qe pastaj komunistet jugosllave dhe ata te Shqiperise te marrin fryme me lehte.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama