Masaker ne lokalin e nates kater viktima mes tyre djali i ish-prokurorit (Video)

Masaker ne lokalin e nates, kater viktima, mes tyre djali i ish-prokurorit (Video)

Një konflikt me armë zjarri i ndodhur në një lokal nate ka sjellë vdekjen e katër personave. Tre të rinj shqiptarë dhe një shtetas italian mbetën të vrarë me armë zjarri, ndërkohë që dy të tjerë janë plagosur. Sipas policisë, të shtënat me armë kanë ndodhur rreth orës 04:00 në lokalin me emrin “Ante Grand”, i ndodhur në Rrugën e Elbasanit në Tiranë. Ngjarja tragjike ka ndodhur pas një sherri banal në lokalin e natës që ndodhet përballë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Sherri ka nisur brenda lokalit, ndërsa konflikti me armë ka ndodhur jashtë ambienteve të tij.  Në Vendngjarje ka shkuar kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Lalla.

Katër të vdekur

Viktimat janë gjetur pranë lokalit të natës, ndërsa një tjetër është gjetur në një automjet. Njëri prej të rinjve që është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, është Arbër Demiraj 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj. Ndërkohë, dy të rinjtë e tjerë janë Edison Jaho 36 vjeç, lindur në Berat, banues në Tiranë dhe Enea Xhaj 38 vjeç, lindur në Berat, banues në Tiranë.

Një tjetër viktimë është identifikuar si shtetas italian, Paolo Azzolo, 60 vjeç. Mjekët kanë konfirmuar se italiani ka marrë tre plumba në kraharorin e majtë, shumë pranë zemrës.

1.      Edison Jaho , vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.
2.      Enea Xhaj , vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.
3.      Arbër Demiraj, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
4.      Paolo Azzolo, 60 vjeç, me shtetësi dhe kombësi italianë.

 

Tre të dyshuarit

Nga veprimet e shpejta të policisë është bërë kapja në kohë e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Shtetasit e arrestuar janë Konstandin Xhuvani, 25 vjeç, djali i deputetes së Partisë Socialiste Luiza Xhuvani, Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç, ndërkohë që janë shoqëruar shtetas të tjerë prezent në ngjarje.

Gjithashtu policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistoletë, 3 gëzhoja fishekësh luftarakë si dhe dy automjete të markes "Mercedes Benz" më targa TR0250N. Aktualisht, nga strukturat e policisë po vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. 

Në vendngjarje, ka mbërritur grupi hetimor i përbërë nga ekspertë kriminalist, oficerët për Krimet e Rënda, Prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të cilët adminstruan dhe sekuestruan provat në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 3 gëzhoja fishekësh luftarak si dhe dy automjete të markes Mercedes Benz më targa “TR 0250 N”.

Konstandin Xhuvani, 25 vjeç

Erald Sida, 24 vjeç

Albano Ballcaj, 19 vjeç

 

"Dëgjova të bërtiturat e një djali"

“Dëgjova të bërtiturat e një djali”. Kështu ka deklaruar një nga banoret pranë lokalit ku katër persona u vranë, pas një sherri banal në një lokal nate. Një grua, banuese pranë vendit të ngjarjes, deklaroi për A1 Report se nuk ka dëgjuar të shtënat e armëve, por theksoi se ka dëgjuar një djalë të bërtiste.

“Nuk i kam dëgjuar krismat se ne jemi thellë këtu, por që u ngrita shumë e shqetësuar, dëgjova të bërtiturat e një djali. U ngrita shkova në ballkon se e kemi këtej hyrjen , dëgjova që qante njëri bërtiste, rruga plot me policë, dola që shikoj policinë, më thotë mbesa ik nëna futu brenda se ka tërë natën kjo punë”, vijon banorja pranë lokalit.

Ajo rrëfen se lokali i natës ku ka ndodhur ngjarja ka qenë gjithnjë problematik për banorët e zonës. Gruaja tregon se ka parë sherre dhe persona të dehur në shkallët e lokalit.

“Problem ka qenë gjithmonë, gjithmonë zihen, gjithmonë rrihen, dalin femrat, unë nuk i kam parë po këto banorët që dalin në punë në mëngjes thonë që i kanë parë nëpër shkallë, shtrihen aty flenë. Nuk e di mirë aty, a luhet bixhoz a mblidhen me vajza imorale, duhet të mbyllet si lokal, në ca gjëra ai Edi ka shumë të drejtë”, vijon një nga banoret e zonës.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama