Manco pergatit revolucionin

Manço përgatit revolucionin

Humbjet i përkasin lojës edhe pse dhjetë brenda një sezoni të vetëm janë shumë. Roberto-Mancini_8Gjithashtu, pjesë e lojës janë edhe golat e pësuar, por të marrësh një si ai që shënoi Miro Klose nuk është aspak i kuptueshëm.

Mund të gabosh shumë përpara porte, por kjo nuk do të thotë që të shënosh 1.3 gola për ndeshje, pasi me një mesatare të tillë nuk shkon gjëkundi. Në lojë nuk pranohet vetëm diçka... të luash ashtu siç nuk luajti Interi përballë Lacios. Sjellja e lojtarëve në fushë ka tërbuar së tepërmi Roberto Mançinin, i cili në pushimin mes pjesëve ka shigjetuar lojtarët me fjalë të forta.

Zhgënjimi

"Corriere dello Sport" shkroi dje disa fraza që kishte thënë 51- vjeçari në pushimin mes pjesëve.

"Po luani një ndeshje m..., nëse do të kisha mundësi do t'ju zëvendësoja të gjithëve. Ku mendoni se jeni? Me pushime! Keni gabuar plotësisht duke zgjedhur këtë ritëm për të luajtur një ndeshje si kjo. Tregoni atributet dhe luani, jemi Interi nuk duhet të bëjmë këto figura m...", mësohet të ketë thënë trajneri.

Revolucioni

Për mënyrën se si Interi po mbyll këtë kampionat është e kuptueshme lëvizja e radhës e Roberto Mançinit. Mësohet se trajneri u ka kërkuar eprorëve të vet që ta ndihmojnë në atë që mund të konsiderohet "revolucioni" i dytë brenda pak muajsh në ekip. 52-vjeçari ka bërë gati listën e lojtarëve që nuk hyjnë më në planet e tij dhe gjithashtu ka përpiluar një listë tjetër ku ndodhen emrat e lojtarëve që dëshiron gjatë verës së ardhshme. Të ardhmen larg Milanos e kanë lojtarë si Tejes, Ljajiç, Santon dhe Melo.

Trajneri është në dyshim vetëm sa i përket së ardhmes së Jovetiçit (malazezi nuk e ka bindur plotësisht). Ndërkohë, Manço ka menduar edhe për ata që do t'i shërbenin kauzës zikaltër. Në sfidën kundër Lacios, 52-vjeçari ka mbetur i mahnitur nga paraqitja e Biljas dhe Kanderevës. Një tjetër lojtar që mund të afrohet në verë mund të jetë edhe Zabaleta i Sitit.

Përgatiti: ALTIN VORPSI


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama