Mancester Siti do fitore per Realin

Mançester Siti do fitore për Realin

Mançester Siti mendon vetëm për Sauthemptonin dhe, për të udhëtuar drejt "Santiago Bernabeu"-t në kushte ideale, duhet një triumf sot në "St. Mary's Stadium".SITI "Mënyra më e mirë për të shkuar në Madrid të mërkurën është që të fitojmë ndaj Sauthemptonit dhe kemi besim në paraqitjen e lojtarëve tanë. Jemi të përqendruar për t'i fituar të gjitha ndeshjet e mbetura në kampionat dhe renditemi sa më lart që të mundemi", deklaroi trajneri Manuel Pelegrini, i cili nuk do të ketë as sot shërbimet e Jaja Turesë.

Por ka një rreze shprese që mesfushori afrikan të jetë i gatshëm për gjysmëfinalen e dytë të Champions-it. "Shenjtorët" e Ronald Kumanit i kanë mundur "qytetarët" vetëm një herë në 10 përballjet e fundit në të gjitha kompeticionet: 2 barazime dhe 7 humbje.

Mançester Siti i ka fituar 4 duelet e fundit kundër tyre, duke shënuar 12 gola në total.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama