Makina qe parkohet vete

Makina qe parkohet vete

Makthi më i madh i shoferëve, sidomos atyre të rinj në timon, është parkimi. Shpesh në kryeqendra urbane është e vështirë të gjesh vend, por edhe kur e gjen atë, ndonjeherë hapësira duket aq e vogël sa duhet të jesh i përpiktë për të mos dëmtuar mjetet e tjera. Por kompania suedez e prodhimit të automjeteve, Volvo ka menduar gjithcka. Ajo ka kryer me sukses testimin mbi një makinë që vetëparkohet, mjafton të shtypës një buton në telefonin tuaj.

I gjithë sistemi është ngritur mbi një aplikacion që instalohet në telefonat inteligjentë. Sapo jep komandën për t’u parkuar, automjeti lëviz në mënyrë të pavarur në kërkim të vendit të parkimit. Automjeti është i pajisur nga sensorë që paralajmërojnë kur distanca nga një objekt tjetër i lëvizshëm ose jo, është e rrezikshme. Kur kjo distancë shkelet, aplikacioni ndërhyn duke ndaluar ose ndryshuar drejtimin e automjetit. Testimet e para, thonë inxhinierët e kompanisë suedeze, kanë qenë të sukseshme, por sërish duhet shumë punë, sigurisht edhe certifikimi nga autoritetet, për ta nxjerrë në treg këtë risi…dhe për t’i dhënë fund mundit të parkimit,transmeton “Tch”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama