Majko i ngecur ne boten e telenovelave

Majko i ngecur në botën e telenovelave

Ish Kryeministri Pandeli Majko këshilloi, përpara pak ditësh, kolegët e tij deputët duke pohuar se nëse nuk miratohet reforma në drejtësi Shqipëria rrezikon të kthehet në Siçili, krahina italiane nga e cila ka origjinën mafia.

Edhe një herë klasa drejtuese e politikës shqiptare tregoi se sa pak njohuri ka për botën dhe që botën e njeh vetëm nga kultura e telefilmave.

Siçilia ka 5,1 milionë banorë (pothuajse dyfishin e Shqipërisë), të ardhurat për frymë janë rreth pesë herë më të larta se sa Shqipëria.

Pavarësisht se ka dyfishin e popullsisë, në Siçili ka mesatarisht 50 vrasje në vit, në Shqipëri më shumë se 120 vrasje - në Shqipëri ka pesë herë më shumë gjasa se sa në Siçili që të vdesësh nga vrasjet.

Në Siçili, në shkolla arsimohesh si europian dhe në spitale shërohesh. Në Shqipëri të shkollojnë injorantët dhe të kuron Rilindja, kuptohet me llogje.

Në Siçili nuk ka Palma anash rrugëve, por rrethime mbrojtëse.

Në Siçili ka pasur dhe ka, hetime dhe gjykime të rëndësishme kundër krimit dhe mafias. Dënohen çdo vit me dhjetra kriminel të dënuar, dhe kjo falë gjyqtarëve si Falcone dhe Borsellino. Në Shqipëri kemi, dhe do të kemi Gjin Gjonin dhe Ridvan Hadon.

Siçilia është përpara Shqipërisë në çdo lloj treguesi ekonomik dhe shoqëror, shumë vende më përpara, dhe sigurisht, me apo pa reformë në drejtësi, prespektiva dhe shpresat e siçilianëve, pavarësisht pesimizmit të tyre historik, janë më të mira se sa ato të shqiptarëve.

Së fundmi, edhe pse është Siçili nuk ka politikanë qesharak si Zoti Majko.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama