Majkell Felps nuk njeh rivale vjen medalja e arte numer 22

Majkëll Felps nuk njeh rivalë, vjen medalja e artë numër 22

Majkëll Felps fitoi medaljen e tij të katërt të artë në Lojërat Olimpike Rio 2016, duke triumfuar në garën e 200 metrave miks. Suksesi çoi në 22 numrin e medaljeve të arta të siguruara në Olimpiada nga notari amerikan, i cili në garën në fjalë është ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit në katër Olimpiadat e fundit radhazi.

3723ABCD00000578-3735593-Gold_medalist_Michael_Phelps_of_the_United_States_celebrates_wit-a-5_1470970758182

Pritej që në garën e mbrëmshme ai të ndeshej me rivalitetin e ndezur të Rajan Lohte, i cili është edhe rekordmeni botëror i disiplinës. Ky i fundit ishte në krye në 100 metrat e para, por pastaj Felps nisi shpërthimin e tij në segmentin e tretë të garës, për t'u shkëputur përfundimisht në të katërtin dhe për të vënë në qafë medaljen e artë, ndërsa Lohte përfundoi i pesti.

3723967800000578-3735593-image-a-90_1470969200462

"E kam thënë shumë shpesh, por çdo ditë unë po jetoj një ëndërr", ishin fjalët e Felps pas këtij suksesi të cilin ai e festoi duke treguar lart me krenari katër gishtat, si medaljet e arta të siguruara në këtë Olimpiadë.

3723853700000578-3735593-image-a-73_1470968590079

"Kur isha fëmijë, dëshiroja të bëja diçka që nuk e ka bërë askush më parë dhe po i gëzohem këtij fakti. Të përfundoja garën në këtë mënyrë ishte shumë e veçantë për mua ndaj po më shihni gjithnjë e më shumë të emocionuar në podium. Dëshiroja ta mbyllja karrierën sa më mirë të ishte e mundur dhe këtë po bëj tani", u shpreh 31 vjeçari.

3723AC8600000578-3735593-image-a-4_1470970744734

Felps garon edhe në dy disiplina të tjera në ditët e ardhshme në Rio, ndaj bilanci i tij i përgjithshëm mund të rritet përsëri.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama