Magji kinemaje me Yjet francez te viteve 50

Magji kinemaje me Yjet francez te viteve 50

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, në bashkëpunim me Aleancën Franceze dhe Ambasadën Franceze në Tiranë, po zhvillojnë në Tiranë aktivitetin "Vështrim mbi kinemanë franceze të viteve '50", në sallën e shfaqjeve të AQSHF-së. Pas filmit të parë shfaqur mbrëmë.

"Fanfan la Tulipe", një prodhim i vitit 1952, me regji të Christian Jacques, mësojmë se programi i këtij aktiviteti do të vijojë sot me filmin "Le salaire de la peur" (Pagesa e frikës, një film i vitit 1953, me regji të Henri-Georges Clouzot, me aktorët Ives Montand dhe Charles Vanel. Nesër do të jetë "Notre dame de Paris", një film i vitit 1956, me regji të Jean Delannoy, me aktorët Gina Lollobrigida dhe Anthony Quin, ndërsa të enjten, më 1 nëntor ky aktivitet do të mbyllet me filmin "Le boulanger de Valorgue" (Bukëpjekësi i Valorgës), një film i vitit 1953, me regji të Henri Verneuil, me aktorin Fernandel.

Marre nga : Gazeta Shqiptare


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama