Lushtaku perplas gjyqtarin tifozet kunder trajnerit

Lushtaku përplas gjyqtarin, tifozët kundër trajnerit

* Tifozët e Flamurtarit kërkojnë largimin e trajnerit Ramadani. Pas ndeshjes, në kor ata kanë brohoritur "Ramadani ik". kushtrim lushtakuPor, ata u kanë kërkuar të heqin fanellën edhe disa lojtarëve të huaj dhe kosovarë.

"Hiqni fanellat", "Ju nuk keni sedër", "O Ramadan, mos duartrokit, por vendos autoritet", "Kukësi ju hapi portën, ju nuk dini të fitoni", ishin disa nga thirrjet e tifozëve të revoltuar vlonjatë. * Ultrasit e Flamurtarit kanë munguar në ndeshjen e djeshme.

Grupimi "Flota Kuqezi" vijon bojkotin, ndërsa sipas tyre kjo vjen prej ndarjes nga jeta të tifozit Mikel Selmanaj pak javë më parë.

* Hyrja e lirë në stadium nuk është se ka rezultuar shumë efikase. Sërish interesi ka qenë i ulët, ndërsa ajo që ra në sy në ndeshjen e djeshme ishte nisma për barazinë gjinore. Një grup vajzash dhe djemsh shpalosën banderolën: "Barazia gjinore sjell fitore".

* Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, e ka ndjekur ndeshjen i shoqëruar nga presidenti i Kukësit, Safet Gjici. Në pjesën e dytë u bashkua me ta edhe deputeti Shpëtim Idrizi. Ndërsa në startin e lojës Idrizi dhe Gjici u habitën jo pak me rastet e humbura të Alveshit.

* Në minutën e 40-të, mesfushori i Flamurtarit, Kushtrim Lushtaku, në përpjekje për të kaluar kundërshtarin në mesfushë, përplaset me gjyqtarin Kridens Meta dhe e rrëzon përtokë këtë të fundit. Ky episod i pavullnetshëm në fushë ka sjellë jo pak ilaritet në stadium.

* Në pjesën e dytë gjyqtarët kanë ndërruar fanellat. Nuk dihet pse ka ndodhur kjo, por një arsye ishte se kryesori Meta kishte dëmtuar një pjesë të fanellës.

* Mbrojtësi i Flamurtarit, Hektor Idrizaj, nuk e priti mirë zëvendësimin. Vlonjati nuk i ka dhënë dorën trajnerin Ramadani pas daljes nga fusha, duke u drejtuar direkt për në dhomat e zhveshjes.

* Lojtarët e Kukësit festojnë të shfrenuar në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes. Ata kanë brohoritur në kor për këtë fitore, ndërsa kanë gjetur rastin për të bërë një "selfie" nga celulari i kapitenit Malota.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama