Lungomare pushuesit e kane me ngut por qeveria e ka marre shtruar

Lungomare: pushuesit e kane me ngut, por qeveria e ka marrë shtruar

Javët e fundit, dhjetëra mijëra qytetarë kanë ndeshur trafikun tejet të rënduar përgjatë të ashtuquajturës "lungomare", rrugës buzë detit nga Skela në Ujin e Ftohtë në qytetin e Vlorës.

Shëtitorja buzë detit është rindërtuar vitin e fundit, duke u ngushtuar në rrugë vetëm me dy korsi (një në secilin krah) nga katër korsi që kishte më parë.

Sikurse duket në foton më poshtë, dy korsitë janë ndarë me një pjesë të gjërë betoni, që dëshmon se ngushtimi i rrugës është bërë qëllimisht për arsye që nuk kanë të bëjnë me lehtësimin e trafikut.

vlore-rruga-e-lungomares

Duke qënë se nuk ka asnjë rrugë tjetër për të kaluar nga hyrja veriore e Vlorës (nga Fieri) për në dalje të saj, i gjithë trafiku i vendit në drejtim të bregdetit të jugut përqëndrohet në këtë segment të ngushtë, duke ju shtuar trafikut të zakonshëm urban të qytetit.

Për rrjedhojë, kjo rrugë rreth 5 kilometra shndërrohet në ditë dhe orare të caktuara në një segment të bllokuar, përshkrimi i të cilit ka raste që merr mbi një orë.

Duke qenë se ngushtimi i shëtitores nga katër në dy korsi tashmë është fakt, e vetmja zgjidhje për të lehtësuar trafikun është që një pjesë e trafikut hyrës nga jugu për në Vlorë të kanalizohet pjesërisht në një segment anësorë të njohur si rruga Dhimitër Konomi.

Zgjerimi dhe rindërtimi i kësaj të fundit duhet të ishte bërë kohë më parë për të qënë e hapur për sezonin veror, por fakti është se rruga sapo ka filluar të rindërtohet.

Kryeministri Rama për t'ju përgjigjur kritikave dhe ankesave të ashpra të qytetarëve, ka dashur t'i qetësojë duke botuar në faqen e tij foto nga puna për rindërtimin e rrugës Dhimitër Konomi.

Por në këto foto ai ka zbuluar pa dashje një gjendje të "vdekur" pune: në vend të një kantieri që zien nga njerëzit dhe makineritë, në foto janë disa punëtorë, në dukje, të ngeshëm, me lopata dhe mjete primitive pune. Dhe këto janë fotot e bëra enkas për të treguar që po punohet.

13641035_10153891310471523_1827390697935070919_o 13731027_10153891310461523_6067903357512544464_o 13913694_10153891310466523_3195892153564883254_o


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama