Lulzim Basha Qeveria teknike domosdoshmeri pranoj takimin

Lulzim Basha: Qeveria teknike domosdoshmëri, pranoj takimin

Kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi sot se mbështet qëndrimin e kreut të LSI-së Ilir Meta për krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhjet në vend.

Më anë të një njoftimi, Zoti Basha vlerësoi faktin se LSI, pjesë e qeverisë, u bashkua në mënyrë të pavarur me qëndrimin e PD-së për një reformë konsensuale dhe sipas rekomandimeve të Venecias me çdo kusht.

Zoti Basha u shpreh, gjithashtu, i gatshëm të marrë pjesë në bisedimet shumëpalëshe, siç propozoit një ditë më parë Zoti Meta, për të diskutuar për arritjen e një konsensusi.

Ndryshe nga ambasadori Lu, propozoi takim mes Kryeministrit Rama e Zotit Basha deri në arritjen e një dakordësie, Zoti Meta propozoi dje një takim më të gjerë ku të merrnin pjesë dhe ai vetë, ambasadori Lu e ambasadorja Vlahutin.

Ndërsa për propozimin e Kryeministrit Rama për t'ia lënë në dorë PD-së hartimin e draftit, Zoti Basha shkruan: "Thirrja e Ramës për tu takuar me mua në një takim ku ai thotë se do të vijë me duart në xhepa duke pretenduar se vjen në emër të ambasadorëve nuk është as serioze, as produktive."

Zoti Basha u shpreh i gatshëm për të hedhur në diskutim propozimin e PD-së për procesin e vetingut dhe për arritjen e një zgjidhje që siguron një rol sa më aktiv të ndërkombëtarëve, gjithmonë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama