Lulgjuraj dhe Sejko ndezin Malmon

Lulgjuraj dhe Sejko ndezin Malmon
Ata do të përfaqësojnë Shqipërinë në “Eurovizion 2013” me një këngë heavy rock, me titull “Identitet”. Kënga e Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejkos do të jetë tërësisht në shqip. 32-vjeçari Lulgjuraj është rritur në një familje shqiptare në Ulqin (Mal të Zi). Ai pëlqen muzikën Rock & Roll që prej moshës 13-vjeçare. Pas diplomimit për drejtësi Lulgjuraj iu detikua edhe më shumë pasionit të tij.

“Do më pëlqente puna si avokat por kur jam në skenë ndihem si bishë, një person tjetër, një Hulk”, shprehet ai për veten.

42-vjeçari Sejko ka lindur ë Tiranë. Ai ka nisur të këndojë dhe të luajë me kitarë që prej moshës 12-vjeçare. Ishte babai i tij që vërejti interesin e Sejkos për kitarën dhe kjo bëri që Bledari të nis të marrë leksione për këtë vegël muzikore që në moshë të vogël. Në 1987 ai ishte pjesë e një festivali ndërkombëtar muzike - si kitarist - që u organizua në Turqi. Kjo nuk është hera e parë që ai merr pjesë në Eurovizion pasi kjo ka ndodhur edhe në vitet1992, 1993, 2005 dhe 2007, ku ka qenë pjesë shoqëruese.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama