Luis Buñuel Jeta e vertete nuk ka optimizem

Luis Buñuel: Jeta e vertete nuk ka optimizem
"Te harruarit" qe riktheu ne kinema regjisorin spanjoll, eshte shpallur nga UNSECO "Memorie Boterore". Tirana i ben sot homazh. E prezanton regjisori Javier Rebollo "Ky film tregon jeten e vertete. Nuk eshte optimist." Prologu i ngjarjeve qe ndodhin ne Meksiko ne vitet pesedhjete ne filmin "Los Olvidados" (Te harruarit), i vijne prej natyre regjisorit Luis Buñuel. Mungesa e optimizmit eshte fole e deshperimit. "Ai na meson si te dyshojme" thoshte kolegu francez Francois Truffaut per pionierin e kinemase surrealiste dhe kritikun social me pas. Me kete veper i behet homazh kineastit spanjoll, sot ne mbremje ne Akademine e Filmit dhe te Multimedias "Marubi" e cila ne bashkepunim me Ambasada e Spanjes ka organizuar kete projeksion.

Gjate ketyre diteve ne "Marubi" ka qene i pranishem regjisori spanjoll Javier Rebollo. Ky emer eshte disi i njohur per publikun e Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Tirane ku Robello konkurroi vitin e shkuar u shpall fitues me filmin "Gruaja pa piano", ndersa protagonistja Carmen Machi u vleresua Aktorja me e Mire. me kete veper ka fituar Çmimin e Pare ne Festivalin e Kinemase ne Los Angeles, dy çmime speciale ne festivalin e Kinemase ne Nante dhe nder te tjera edhe çmimin e Kritikes Nderkombetare ne Festivalin Nderkombetar te Montevideos.

Sot ne oren 17.30 regjisori spanjoll iu jep fund leksioneve ne Akademine "Marubi" mbi temen "Misteri i venies ne skene dhe ndertimi i imazhit kinematografik" qe mbajti prej 17 majit. Ai do te beje nje prezantim te figures kinematografike te Luis Buñuel-it (1900-1983), dhe ne oren 19.00 projektohet "Te harruarit".

Eshte nje veper kyçe e Buñuel-it. Se pari e ktheu ate nga periudha e gjate e heshtjes.

Autori i "Qenit andaluzian" (1929) dhe "Kohes se arte" (1930), kalon nje periudhe te gjate akumulimi pa bere gje. Largimi pergjithmone nga Spanja me fillimin e Luftes Civile dhe frankizmit, pervojat ne Nju Jork dhe ne Hollivud qe megjithate nuk lene ndonje gjurme ne krijimtarine e tij, dhe mberritja ne Meksike. Dy tre realizime per te ardhur te "Te harruarit" (1950). Buñuel sapo kishte marre qytetarine meksikane, kur realizon kete film per Meksikon, per qytetin e pasluftes, per femijet e lagjeve te varfra, te ushqyer keq, pa mundesi mjekimi dhe shkollimi te prire per krime. Femijet e tmerrshem te Meksikes per te cilet flet historia e Pedros, viktima qe pjellin dhune.

Filmi fitoi çmimin e Regjisorit me te Mire ne Festivalin e Kanes ne vitin 1951. Dhjete vjet me vone krijimtaria e Buñuel-it do te zhvendosej ne France, qe shenon periudhen e dyte te rendesishme te tijen me "Le journal d'une femme de chambre" (1964), "Belle de Jour" (1967), "Le Charme discret de la bourgeoisie" (1972) dhe "Cet obscur objet du désir" (1977). Por "Te harruarit" eshte nje veper kyçe edhe per çeshtje te formes. A do te çlirohej Buñuel nga ekspresionizmi dhe surrealizmi i dy te pareve, "Qeni andaluzian" dhe "Koha e arte"?

Filmi ka elementet kryesore te nje kinemaje ne epoken e pasluftes. Por lloji i neorealizmit qe Buñuel perdor te ky film i zi eshte quajtur edhe shkas. Narrativen realiste ai e nderpret me sekuenca te endrrave dhe imazhe surreale. Regjisori do te pohonte me vone se bashke me edukimin fetar (ai eshte njohur si kritik i kishes dhe po edhe si ateist) dhe "jane dy gjerat qe kane lene gjurme ne jeten time". "Te harruarit" e beri regjisorin me te rendesishem te gjuhes spanjolle. Buñuel jetoi ne Meksike deri ne vdekje. Ne vitin 2003 filmi u shpall nga UNESCO Memorie Boterore, me vleren e nje dokumenti te rendesishem per jeten e femijeve ne qytete te medha.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama