Luftetari largon Shenajn oferte per te qene ne staf

Luftëtari largon Shenajn, ofertë për të qenë në staf

Luftëtari është duke vijuar normalisht përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Për momentin, vetëm 11 futbollistë kanë nënshkruar kontratë me klubin për kampionatin e ri.

fejzo shenaj

Nëntë është numri i lojtarëve të formacionit të sezonit të fundit që kanë rinovuar kontratën me bluzinjtë. Festim Miraka, Orjad Beqiri, Oltion Rrapaj, Lejdi Liçaj, Donald Rrapo, Ergys Mersini, Albano Aleksi, Eduart Rroca dhe Dejvi Bregu janë nga kampionati i kaluar, ndërkohë që i afruar është vetëm Alemao Zdrava.

Por, në javën e parë të përgatitjeve të Luftëtarit, ka rënë në sy mungesa e kapitenit të sezonit të fundit, ajo e Fejzo Shenajt. Bëhet e ditur se 32-vjeçari nuk është në planet e drejtuesve të Luftëtarit, kjo e ndikuar edhe nga aspekti financiar. Megjithatë, burime të besueshme të gazetës thonë se lojtarit i është ofruar një post drejtues pranë Luftëtarit. Por, mbetet për t'u parë nëse Shenaj do ta pranojë apo jo këtë propozim apo do të vazhdojë karrierën e tij si lojtar në ndonjë skuadër tjetër.

luftetari stervitje

Klubi

Kalimi i Luftëtarit nga OJF (shoqëri jofitimprurëse) në SH.A. (shoqëri aksionere) ka krijuar një klimë më të mirë në klub. Në prononcimin e tij për "Panorama Sport", zëdhënësi i klubit, Rigels Malile, lidhur me ecurinë e përgatitjeve verore dhe ndryshimin e statusit të Luftëtarit, shprehet: "Janë ditët e para të përgatitjeve verore dhe gjithçka është duke shkuar në normalitet.

Më shumë se asgjë tjetër, lajm i mirë është kalimi nga OJF në SH.A., gjë që do të shërbejë mjaftueshëm për formatimin e ekipit. Ka pasur një numër të konsiderueshëm lojtarësh që u provuan, por pas fazës së parë të seleksionimit ky numër u reduktua ndjeshëm. Ndoshta, pas 4-5 ditësh, ekipi do të stërvitet në kushte më të mira ku Greqia do të jetë destinacioni më i mundshëm. Jemi në kontakt me shumë futbollistë cilë- sorë, por të drejtën e vetos do ta ketë trajneri Milinkoviç", përfundoi Malile.

Tomor Shehu



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama