Luftetari kampion i Kategorise se Pare pas 24 penalltive (VIDEO)

Luftëtari kampion i Kategorisë së Parë pas 24 penalltive (VIDEO)

UPDATE/ Luftëtari fitoi titullin kampion në Kategorinë e Parë pasi mundi me 11-metërsha ekipin e Korabit.
Koha e rregullt e ndeshjes mes Korabit dhe Luftëtarit përfundoi me rezultatin 0-0 dhe ekipiet shkuan në shtesë, por edhe në kohën shtesë nuk pati gola dhe ekipet iu falën pikës së bardhë.

Untitled-2Të dy skuadrat janë kualifikuar për në Superiore dhe ndeshja e sotme u luajt për të përcaktuar ekipin kampion në Kategorinë e Parë.

Në këtë ndeshje u ekzekutuan 24 penallti. Pas 11-metërshave të parë ekipet ishin sërish në barazim (5-5). Rezultati i barabartë qëndroi edhe pas ekzekutimit të dhjetë penalltive të tjera. Kjo bëri që futbollistët të gjuanin nga e para 11-metërshat. Ai që përcaktoi fatin e këtij takimi ishte futbollisti Mziu. Ky i fundit humbi penalltinë e dytë të tij në këtë takim, duke çuar lojtarët e Luftëtarit në festë.

Untitled-11

Pjesa e parë

Korabi dhe Luftëtari e mbyllën në barazim pa gola pjesën e parë në "Qemal Stafa". Një lojë e nivelit mesatar ku të dy skuadrat rrezikuan portat kundërshtare, por mungoi konkretizimi para portave. Fillimi i 45´ të para u karakterizua nga një lojë e kujdesshme, kryesisht në mesfushë.

Korabi kishte një mundësi të shkëlqyer për të kaluar në avantazh në minutën e 39´ të pjesës së parë. Një aksion i nisur nga krahu i majtë me anë të Gurit, u ndal nga portieri Miraka. Guri ishte sërish protagonist i këtij takimi duke godit edhe shtyllën e portës kundërshtare.

Korabi rriti presionin e lojës në minutat e fundit të pjesës së parë, duke luajtur kryesisht në gjysmëfushën e Luftëtarit. Ndërsa gjirokastritët luajtën disi të tërhequr, duke tentuar kryesisht daljen me kundërsulme.

Korabi grumbulloi 62 pikë në Grupin A, ndërsa Luftëtari mori 68 pikë në Grupin B.Kategoria e Parë uli siparin të shtunën e kaluar, ndërsa një ditë më parë u mbyll edhe Kategoria Superiore; kampionë të së cilës u shpall ekipi i Skënderbeut.

REZULTATI FINAL:

Korabi - Luftëtari 10 - 11 (me penallti)

Gjuajtja e 11-metërshave:

(Ramadani gjuan i pari për gjirokastritët)

Ramadani Shënon

Mziu Shënon

Roca Shënon

Muçollari Shënon

Mersini Shënon

Shazivari Shënon

Arifaj Shënon

Hoxha Shënon

Dhrami Shënon

Kotorri (portier) Shënon (5-5)

***

Beqiri Shënon (Luftëtari)

Jubani Shënon (6-6)

Rrapo Nuk shënon (pret Kotorri)

Frashëri Nuk shënon

Aleksi Shënon

Bishaj Shënon

Liçaj Shënon

Gjoka Shënon

Rapa Shënon

Pelingu Shënon

Miraka (portier) Shënon

Guri (i dëmtuar) Shënon

***

Ramadani Shënon

Mziu Nuk shënon


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama