Luftetari drejt zyrtarizmit edhe dy futbolliste te huaj

Luftëtari, drejt zyrtarizmit edhe dy futbollistë të huaj

Teksa Luftëtari është duke vijuar përgatitjet në rezidencën e qendrës stërvitore të Nausës, drejtuesit gjirokastritë mbeten të prirur për të formatuar skuadrën e sezonit të pritshëm futbollistik. Afrimi më i fundit, ai i mesfushorit të Angolës, Silas Daniel Satonjo konfirmon pritshmëritë e drejtuesve gjirokastritë në këtë merkato.

luftetari

Përpos shkrimit të "Panorama Sport" dy ditë më parë ku bëhej me dije afrimi i mesfushorit të avancuar të Angolës, është zyra e shtypit pranë klubit të Luftëtarit, e cila nëpërmjet zëdhënësit të shtypit Rigels Malile konfirmon për "Panorama Sport" arritjen e akordit me Silas Daniel Satonjo.

"Luftëtari, përmes negociatave të vazhdueshme ka afruar së fundmi një element shumë cilësor, mesfushorin Satonjo. Një lojtar i rëndësishëm për mesfushën e skuadrës që do të rritë ndjeshëm konkurrencën. Kontrata me mesfushorin është e vlefshme për një vit, por mundësia për të rinovuar dhe për një sezon tjetër është opsion i mundshëm"- tha fillimisht Malile, i cili më tej vijoi.

luftetari stervitje

"Satonjo nuk do të jetë përforcimi i fundit, pasi shumë shpejt pjesë e Luftëtarit do të jenë edhe një mbrojtës e një sulmues", përfundoi Malile . Momentalisht Luftëtari ka afruar në këtë merkato mesfushorin Alemao Zdrava dhe gardianin Ruci.

Tomor Shehu



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama