Lufta per Europen Teuta dhe Tirana ndalen ne Niko Dovana

Lufta për Europën, Teuta dhe Tirana ndalen në Niko Dovana

UPDATE/ Teuta dhe Tirana ndanë nga një pikë në takimin e vlefshëm për Javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së premtes në stadiumin "Niko Dovana" u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0. Me këtë rezultat Teuta mban vendin e katërt në tabelën e klasifikimit me 53 pikë, e ndjekur nga Tirana me 49 pikë.

Untitled-14Të dyja skuadrat luftojnë për një vend në kupat e Europës dhe barazimi duket se nuk i shkon për shtat asnjërës prej tyre. Ndërkohë që Kukësi fitoi ndaj Flamurtarit, duke u ngjitur në kuotën e 55 pikëve në vendin e tretë.

Tirana u shfaq më kërkuese ndaj golit në pjesën e parë duke rrezikuar në disa raste me Fukuin dhe Bakajn, por pa konkretizuar në portën e Moçkës.

Untitled-11

Bardheblutë qarkulluan më shumë topin në mesfushë dhe në zonën kundërshtare, ndërsa vendasit provuan me aksione të shpejta në kundërsulm në kërkim të kapjes në befasi të kundërshtarëve.

Pjesa e dytë u shoqërua nga një ritëm më i lart i lojës dhe të dyja ekipet kërkuan golin e fitores. Tirana u detyrua të luante me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Kërçikut në minutën e 86'.

Untitled-17

Kur kishte filluar minuta e dytë shtesë Moçka kreu një ndërhyrje shpëtimtare duke mos lejuar bardheblutë të kalonin në avantazh.

Mbyllen dy ndeshjet e vlefshme për Javën e 32-të Kategorisë Superiore

Teuta - Tirana 0 - 0
(Kërçiku largohet me të kuq 87´)

Flamurtari - Kukësi 0 - 1
Gol: Dvornekoviç 57´

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Moçka, Lukiç, R.Hoxha, Shkalla, Kotobelli, Çyrbja, Lena, Hila, Musa, Magani, Bernardo.
Trajner: Gugash Magani.

Tirana: E.Bakaj, Kërçiku, Muça, Teqja, Gërçaliu, Vucaj, Karabeci, Malaj, Lika, Fukui, El.Bakaj.
Trajner: Ilir Daja

Untitled-10

Flamurtari: Halilaj, Krasniqi, Pashaj, Lakoste, Idrizaj, Lushtaku, Nikolini, Telushi, Hoxha, Da Silva, Alvesh.
Trajner: Zekerija Ramadani

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Memini, Malota, Mici, Birungueta, Karioka, Ferraj, Nika, Emini, Dvornekoviç.
Trajner: Hasan Lika


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama