Lufta e ftohte transferohet ne Lojerat Olimpike te Rios

Lufta e ftohtë transferohet në Lojërat Olimpike të Rios

SHBA i ka shpallur zyrtarisht luftë Rusisë, të paktën për sa i përket sportit. Sipas "New York Times", një grup organizatash kombëtare antidoping, me në krye atë amerikane, do të kërkojnë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) përjashtimin e plotë të Rusisë nga Lojërat Olimpike Rio 2016, si pasojë e shkeljeve të vazhdueshme për sa i përket përdorimit të dopingut.

17WADA1-web-master768

IOC ka vendosur që të përjashtojë atletët rusë pas shkeljeve të vazhdueshme që u konstatuan dhe pasi rezultoi se shumë prej tyre kishin qenë pjesë e një sistemi të mirëfilltë dopimi që u kishte garantuar rezultate dhe medalje. Si rrjedhojë, Federata Ruse e Atletikës u përjashtua plotësisht nga pjesëmarrja në aktivitet dhe vetëm atletë të veçantë do të mund të lejohen të garojnë.

Por gazeta amerikane ka siguruar një letërkëmbim mes 10 organizatave antidoping, ku përfshihen ato të SHBA, Gjermanisë, Spanjës, Japonisë, Zvicrës dhe Kanadasë, të cilat do të bëjnë kërkesën zyrtare për përjashtimin e plotë të çdo sportisti rus nga Lojërat Olimpike, meqenëse shteti nuk po bën asnjë gjë për ta zhdukur këtë fenomen.

Olimpiada

Organizatat antidoping janë dakort që sportistët rusë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike që fillojnë pas pak javësh, por vetëm nëse do të garojnë nën flamurin olimpik, pasi Rusia nuk e meriton të përfaqësohet në këtë aktivitet pasi ka njollosur rëndë imazhin e sportit.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama