Ngecin shitjet e iPhone Samsung po lulezon me Galaxy S7

Ngecin shitjet e iPhone, Samsung po lulezon me Galaxy S7

Siç bën para çdo raporti të të ardhurave tremujore, Samsung sot ka publikuar fitimet e tremujorit të dytë të vitit 2016. Kompania pret që fitimet e tremujorit të dytë të shkojnë deri në 7 miliardë dollarë, një 17% më shumë se tremujori i njëjtë i vitit të kaluar.

Kjo do të thotë se Samsung është duke u forcuar në termat e fitimeve më shumë se dy vjet e fundit, krejt falë celularëve të rinj si Galaxy S7 dhe S7 Edge, transmeton Gazeta Express.

Celulari më i madh dhe më i shtrenjtë i Samsung, Galaxy S7 Edge, është duke u konsideruar si celulari më i dëshirueshëm në botë, duke i ndihmuar kështu kompanisë që të rrisë fitimet.

Në ndërkohë, Apple po vazhdon të ketë probleme me shitjet, prej kur investitorët kishin shfaqur shqetësimet e tyre në maj të këtij viti, pas rënies së shitjeve.

Apple shiti 51.2 milionë iPhone në tremujorin e parë të këtij viti, një rënie kjo prej 61.17 milionë në të njëjtën kohë një vit më parë. Edhe pse kjo nuk duket se ka ndikuar shumë në kompaninë Apple, të shesësh 10 milionë iPhone më pak është me të vërtetë rënie.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama