Londer 2012 uli siparin me nje �party salsa pop-rock�

Londer 2012 uli siparin me nje �party salsa pop-rock�
Me një mbrëmje festive, u mbyll edicioni i 30 i Lojërave Olimpike

Ka ulur mbrëmë siparin ajo që quhet Olimpiada më e gjelbër e historisë. Gjithçka është bërë nëpërmjet një ceremonie mbylljeje madhështore për Lojërat Olimpike të 30 Londër 2012, në “Olympic Park”. Drejtori i saj artistik, Kim Gavin, e ka përkufizuar “shou më i mirë i mbylljes i realizuar deri tani”. Një ngjarje që Sebastian Koe, presidenti i Komitetit Organizator të Lojërave, e ka përmbledhur me fjalët “party, party party!”, duke lënë të kuptohet se ishte një festë vërtet e madhe. Vetëm pak javë më parë ishte Deni Bojli që i dhuroi botës performancën më të mrekullueshme në atë që u quajt hapa më sugjestionuese e të gjitha kohërave. Për organizimin e kësaj ceremonie morën pjesë 4100 artistë, mes të cilëve 3500 vullnetarë dhe 380 studentë. Për të shoqëruar gjithë ceremoninë ishte Orkestra Simfonike e Londrës.

Ceremonia nisi në orën 22:00. Protagonistja absolute e saj ishte muzika. Titulli i mbrëmjes, “A symphony of british music”, tregonte atë që pritej nga 80 mijë të pranishmit dhe milionat e telespektatorëve, që e ndoqën ceremoninë në TV: një udhëtim në 50 vitet e fundit të historisë së muzikës nën kujdesin e Junion Xhek. Një listë e madhe artistësh u ngjitën në skenë dhe kënaqën gjenerata të tëra të pasionuarish. Ishin legjendat e rokut të viteve ‘60 e ‘70 si “The Who”, tre mbretëreshat e padiskutueshme të muzikës pop britanike si “Spice Girls” (me Viktoria Bekam, që i zuri vendin burrit të saj Dejvid, njërit prej protagonistëve të ceremonisë së hapjes).

Duartrokitjet e publikut ishin edhe për “Queen” me një homazh special për Fredi Merkuri, Xhorxh Majkëll, Muse, Fatboy Slim, idhujt e adoleshentëve “One Direction”, Eni Lenoks, Liam Gallager, “Rolling Stones”, “Madness”, “Pink Floyd” dhe “Pet Shop Boys”. Në dyshim ishte pjesëmarrja e “Take That”, bandës historike të djemve që ndezën zemrat e adoleshentëve në të gjithë botën në vitet ’90. Në fakt, këngëtari i grupit, Gari Barlou, më 4 gusht humbi të bijën, Poppy, që lindi e vdekur. Fansat e Bitëllsave iu gëzuan edhe në mbyllje të Lojërave zërit të Pol MekKartnej, i cili i kishte dhuruar publikut një version origjinal të “Hey Jude”.

Në radhët e para të “Olympic Park” ishin ulur 10 mijë e 800 atletë, që kishin garuar dhe që sfiluan të gjithë së bashku përpara publikut, nën pesë unazat olimpike dhe jo pas flamujve kombëtare, siç e do tradita tashmë e konsoliduar dhe e iniciuar në Lojërat e Melburnit më 1956. Prezente ishte edhe mbretëresha Elisabeta II, që më 27 korrik pati një eksperiencë fantastike në krah të Daniel Kreig, duke u bërë, edhe pse vetëm për një natë, vajza e re Bond, e pasionuar pas hedhjes me parashutë dhe me një sens ironie, që dukej se i përkiste.

Ceremonia i dha hapësirë edhe Rio de Zhaneiros, që në 2016-n do të presë edicionin e 31 të Lojërave. Së bashku me atë të Greqisë, vendlindjes së Olimpiadës, e të Britanisë së Madhe, vendit mikpritës, në stadium u dëgjua edhe himni brazilian, për një kalim simbolik të stafetës. Për të mbyllur ceremoninë ishin Zhak Rozhe, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, dhe Sebastian Koe, shef i Komitetit Organizator të Lojërave.

Detaje

“Party show” - “Shou më i mirë i mbylljes i realizuar deri tani”, e përkufizoi drejtori artistik, Kim Gavin, i cili sfidoi kështu hapjen fantastike nga ana e Deni Bojlit

Protagonistët - Për organizimin e kësaj ceremonie madhështore për mbylljen e Olimpiadës Londër 2012 morën pjesë 4100 artistë, mes të cilëve 3500 vullnetarë dhe 380 studentë

Rio 2016 - Në stadiumin “Olympic Park”, në sytë e 80 mijë të pranishmëve, pati hapësirë edhe për Rio de Zhaneiron, që në 2016-n do të presë edicionin e 31 të Lojërave Olimpike

 
Klasifikimi i Medaljeve

Shteti     Ar   Argj. Bronz Total

1. SHBA    46   29   29   104

2. Kina    38   27   22   87

3. Britania e M.     29   17   19   65

4. Rusia   24   25   33   82

5. Koreja e J.  13   8    7    28

6. Gjermania    11   19   14   44

7. Franca  11   11   12   34

8. Italia  8    9    11   28

9. Hungaria     8    4    5    17

10. Australia   7    16   12   35

11. Japonia     7    14   17   38

12. Kazakistani 7    1    5    13

13. Holanda     6    6    8    20

14. Ukraina     6    5    9    20

15. Kuba   5    3    6    14

16. Zelanda e Re     5    3    5    13

17. Irani  4    5    3    12

18. Xhiamajka   4    4    4    12

19. Rep. CCeke  4    3    3    10

20. Koreja e V. 4    0    2    6

21. Spanja 3    10   4    17

22. Brazili     3    5    9    17

23. Bjellorusia 3    5    5    13

24. Afrika e J  3    2    1    6

25. Etiopia     3    1    3    7

26. Kroacia     3    1    2    6

27. Rumania     2    5    2    9

28. Kenia  2    4    5    11

29. Danimarka   2    4    3    9

30. Azerbaixhani     2    2    6    10

31. Polonia     2    2    6    10

32. Turqia 2    2    1    5

33. Zvicera     2    2    0    4

34. Lituania    2    1    2    5

35. Norvegjia   2    1    1    4

36. Kanada 1    5    12   18

37. Suedia 1    4    3    8

38. Kolumbia    1    3    4    8

39. Gjeorgjia   1    3    3    7

40. Meksika     1    3    3    7

41. Irlanda     1    1    3    5

42. Argjentina  1    1    2    4

43. Serbia 1    1    2    4

44. Sllovenia   1    1    2    4

45. Tunizia     1    1    1    3

46. Rep. Dominikane  1    1    0    2

47. Trinidad&Tobago  1    0    3    4

48. Uzbekistan  1    0    3    4

49. Letonia     1    0    1    2

50. Algjeria    1    0    0    1

51. Bahamas     1    0    0    1

52. Grenada     1    0    0    1

53. Uganda 1    0    0    1

54. Venezuela   1    0    0    1

Medaljet

Përmbysen rolet në krahasim me Pekin 2008. Britania merr vendin e tretë

SHBA-ja, padrone e Olimpiadës, fiton duelin e zjarrtë me Kinën

Është mbyllur edhe dita e fundit e edicionit të 30 të Lojërave Olimpike Londër 2012 dhe tashmë është zyrtare: SHBA-ja e ka fituar këtë ngjarje të madhe sportive. Amerikanët kanë kaluar barrierën e 100 medaljeve, pasi aktualisht numërojnë 104 medalje në total, ndërsa janë ngjitur në 46 të arta, plot 8 më shumë sesa Kina e vendit të dytë. Që nga Olimpiada e Pekinit 4 vjet më parë, rolet kanë ndryshuar, duke u kryer një rokadë në krye.

SHBA-ja ka koleksionuar gjithashtu edhe 29 të argjendta dhe po aq edhe të bronzta. Diferenca mes dy vendeve kryesuese është bërë pikërisht në ditët e fundit të Olimpiadës. Fillimet ishin pozitive për Kinën, e cila ka mbajtur kreun e klasifikimit për shumë kohë, por në katër ditët e fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e barazuan dhe e parakaluan bindshëm. Kina, me 38 medalje të arta (87 në total), nuk mundi të mbante ritmin e amerikanëve. Ky ishte edhe një ndryshim i hapit në krahasim me Lojërat Olimpike Pekin 2008, ku përpara publikut të tyre aziatikët dominonin me 51 të arta kundrejt 36 të SHBA-së. Në vendin e tretë, e sigurt është Britania e Madhe (65 medalje: 29 të arta, 17 argjendi dhe 19 bronzi), që ka zhvilluar Lojërat Olimpike më të mira në histori, edhe pse nuk ka dalë dot në vend të parë.

Nuk mundej para amerikanëve dhe kinezëve. Rusia mban fuqishëm vendin e katërt, me një diferencë të madhe nga pjesa tjetër e Olimpiadës. Sportistët rusë janë të tretët për numër total të medaljeve, me 82 ndaj 65 të britanikëve, por kanë më pak të arta, 24 të tilla, ndaj përfundojnë në vendin e katërt. Në mesin e top 10 më të mirëve janë Koreja e Jugut 23 të arta (28 në total), Gjermania 11 (44), Franca 11 (34), Italia 8 (28), Hungaria 8 (17) dhe Australia 7 (35).

Amerikanët

Amerikanët kanë kaluar barrierën e 100 medaljeve, pasi aktualisht numërojnë 104 medalje në total, ndërsa janë ngjitur në 46 të arta, plot 8 më shumë sesa Kina e vendit të dytë

Triumfi

“Dream Team” fitoi me rezultatin 107-100 në finalen e madhe

SHBA mbretëron në basketboll, Spanja meriton duartrokitje

Triumfoi Spanja në një finale drithëruese, që u bë akoma edhe më e bukur falë lojës së iberikëve, dhe në fund “Dream Team” u rikonfirmua si skuadra e ëndrrave. Ishin spanjollët ata që u dorëzuan në fund përballë klasit amerikan, që fitoi me rezultatin 107-100. Në momentin më të vështirë spikati mbi të gjitha loja e gjigantit Lebron Xhejms, zemra dhe dora e skuadrës amerikane, me yllin e Majemi Hit që e mbyll ndeshjen me 19 pikë dhe pse më i miri ndër realizuesit ishte Kevin Durant, heroi i Botërorit të 2010-s, që masakroi spanjollët me trepikëshat e tij. Në start Spanja u shfaq disi e ndrojtur përballë amerikanëve, që e mbyllën 10-minutëshin e parë me një avantazh prej 8 pikësh, 35-27. Pau Gasol mori në krahë Spanjën në periodën e dytë, ku reduktoi rezultatin deri në 59-58.

Në pjesën e tretë sërish shumë gabime nga ana e skuadrës së Kërzizveskit, por trepikëshat e Kevin Durant e mbajtën në avantazh të një pike. Në periodën e fundit, klasi i amerikanëve ishte ai që bëri diferencën, ku LeBron James me një sërë zhytjesh në kosh udhëhoqi amerikanët drejt një avantazhi deri në + 12, përpara se Spanja të reduktonte rezultatin në 6, për suksesin përfundimtar të amerikanëve 106-100 në një prej finaleve më të bukura të historisë së basketbollit olimpik, me SHBA-në që fiton kështu dhe arin e 14-a në Olimpiadë, dhe të dytin radhazi pas atij të marrë në Pekin.

Më i miri

Lebron Xhejms, lojtari më i mirë i SHBA-së në finale

Fituesit

U luajtën dje të 15 finalet e fundit të sporteve të ndryshme

Olimpiada ndau 15 medalje të arta në ditën e fundit të saj

Olimpiada Londër 2012, në ditën e fundit të saj, ndau 15 medalje dhe që të gjitha ato natyrisht ishin në finale. Në garën e mountain bike-ut për meshkuj në Hadleigh Farm, titulli olimpik shkoi për çekun Jaroslav Kulhavin. Në gjimnastikën ritmike, në “Uembli” Arena, në konkurrimin ekipor medaljen e artë e meritoi Rusia, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë u pozicionuan respektivisht skuadrat e Bjellorusisë dhe Italisë. Tatsuhiro Yonemitsu u shpall kampion olimpik në mundjen e lirë, në kategorinë 66 kg, pas suksesit në takimin final ndaj indianit Sushil Kumar, ndërsa për peshën 96 kg titulli shkoi për amerikanin Jacob Stephen Varner, i cili triumfoi ndaj ukrainasit Valeri Andritsev. Në “ExCel Arena” u zhvilluan finalet e ndryshme të boksit.

Në peshën 69 kg medaljen e artë e fitoi boksieri kazak Serik Sapiyev, i cili mundi me pikë në finale britanikun Freddie Evans. Në ndeshjen përcaktuese për kategorinë 81 kg, pavarësisht se të dy boksierët e përfunduan sfidën me rezultatin e barabartë 15-15, gjyqtarët vendosën që kampion olimpik të shpallej rusi Egor Mekhontçev. E njëjta histori edhe në peshën 91 kg, ku gjyqtarët vendosën fitoren e medaljes së artë për britanikun Antoni Xhoshua. Në finalen e madhe të vaterpolit, Kroacia triumfoi 8-6 ndaj Italisë. Ndërsa në finalen e volejbollit për meshkuj, Rusia triumfoi kundrejt Brazilit, i cili, edhe pse e kishte nisur shumë mirë takimin, nuk rezistoi dot pas zgjimit të “ariut rus”, që mori medaljen.

Rusia

Rusia mposhti Brazilin në finalen e volejbollit për meshkuj

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama