Lojerat elektronike? Tani mund tju bejne te qeshni me te madhe

Lojerat elektronike? Tani mund t'ju bejne te qeshni me te madhe

Lojërat elektronike janë një mënyrë e mirë e argëtimit, mirëpo ato kanë dështuar në diçka: krijimin e humorit! Kohët e fundit janë krijuar disa lojëra elektronike, në të cilat komedia është fokusi primar. Dhe të tjerat përmbajnë humor, që krijuesit nuk e kanë menduar më parë. A mund të na bëjnë ato të qeshim?

Në përgjithësi, lojërat elektronike nuk përmbajnë humor, pasi ai është i vështirë të krijohet. Më tepër, ato priren të fiksohen pas triumfit dhe fitores, që arrihet pas kapërcimit të pengesave.

Mirëpo, kjo nuk i ka penguar disa krijues për të synuar të qeshurat. Një lojë e lançuar këtë vit, që përmban humorin si pikën kyçe të shitjes është “Octodad: Dadliest Catch”. Premisa në vetvete është me humor: protagonisti kalon manovra që përmes sfidave komplekse në rritje, teksa përpiqet të fshehë faktin që është një cefalopod i veshur me rroba njerëzore. Por momentet më qesharake të lojës vijnë nga mendjetrashësia e tij. Ai është shumë i vështirë për t’u kontrolluar, pasi lëviz në drejtime të ndryshme, duke krijuar skenca absurde, në të cilat përpiqet të bëjë tualet në pasqyrë, ose të vërë një unazë martese në gishtin e gruas.

Mund të bjerë dakord me këtë një komedian profesionist? Një aktor dhe komedian britanik thotë: “Është gjë e rrallë që një lojë elektronike të të bëjë të qeshësh vërtet.”

Megjithatë, ai bie dakord se humori më i mirë vjen nga zakonet e lojtarit. Ai kujton sesi një aventurë kartonësh elektronikë, në vitet 1990, e quajtur “Sam&Max”, shkaktonte të qeshura në varësi të mënyrës sesi lojtari i komandonte personazhet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama