Lojera me pengesa Duka rrezon Bushin Roshi ben gazetarin

Lojëra me pengesa, Duka rrëzon Bushin, Roshi bën gazetarin


Futbollistët e Kombëtares kanë shijuar një ditë ndryshe në Austri pas miqësores së fituar me Katarin 3-1. 13343024_1003254986451732_6234798107378079543_nGrupi i kuqezinjëve kanë zhvilluar lojra të ndryshme në hapësirën e blertë brenda pyjeve në Austri.
13344729_1003254919785072_1094889185100761642_nPjesë e këryre lojërave i është bashkuar dhe Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, i cili nuk ka kursyer as batutat me lojtarët dhe duke i sfiduar në lojërat e organizuara.
13310334_1003255149785049_9136955991412686483_nNë një moment, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit shtyn menaxherin Bushin duke ja vështërsiur pengesën. kombetarja

Disiplinë, intensitet dhengarkesa. Për 9 ditë me rradhë Gianni De Biasi dhe stafi i tij, kanë aplikuar këtë rregjim, gati spartan tek skuadra.

Dhe pikërisht ai, njeriu që drejton kombëtaren kuqezi, sot paradite i ka bërë ta gjithëve një surprizë. Ndonëse në program shkruhej "ora 09.20 nisja për stëritje", ai ka ndryshuar gjithçka, duke befasuar skuadrën dhe stafin.13346834_1003255069785057_926190626981442102_nI gjithë delegacioni, ka marrë drejtimin e një parku lojrash të vendosur në një pyll, rreth 15 minuta larg Hotel Falkenistein. Atje për afro 90 minuta, kuqezinjtë, stafi, trajneri De Biasi madje dhe Presidenti Duka, janë organizuar në lojra të ndryshme, të cilat e kanë kënaqur pa masë delegacionin. Brenda tyre kishte edhe ushtrime fizike por ajo që ishte më e rëndësishme për trajnerin dhe stafin e tij, kishte të bënte me relaksimin e skuadrës dhe krijimin e një gjëndjeje ndryshe brenda saj.13339560_1003255056451725_344986628343750632_n Të ndarë në dy skuadra, futbollistë dhe drejtues kanë konkurruar me njeri tjetrin për të qenë fitues.Skuadra është kthyer në mesditë në hotel për të vazhduar programin e saj, I cili sot parashikon edhe një vizitë në Muzeun e Artit në Vjenë ku ndodhen edhe armët dhe përkrenarja e Heroit Tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

13332788_1003254913118406_6421549385968420045_n 13319774_1003255073118390_6450458610895261240_n


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama