Loja ne Facebook qe po frikeson prinderit franceze

Loja ne Facebook qe po frikeson prinderit franceze

Një lojë e dyshuar në Facebook e cila u kërkon fëmijëve që të sfidojnë njëri-tjetrin duke u zhdukur pa lënë gjurmë për tre ditë me radhë, ka përhapur panik në mesin e prindërve në Francë. Loja e quajtur “Loja 72”, kërkon nga adoleshentët që të sfidojnë njëri-tjetrin për t’u zhdukur pa lënë asnjë fjalë për familjet e tyre për 12, 24 apo 72 orë.

Autoritetet kanë qenë të alarmuar pas kësaj loje, pasi një vajzë 13-vjeçare nga Franca veriore u  zhduk për tre ditë javën e kaluar. Vajza e njohur për publikun si Ema ishte rikthyer në shtëpi, pasi kishte “kryer detyrimin” e vet për t’u zhdukur për 72 orë.

Ajo ka refuzuar t’i tregojë policisë dhe prindërve të saj se ku ka qenë gjatë kohës kur nuk ishte në shtëpi. Autoritetet nuk kanë ende një shpjegim zyrtar për këtë lojë, por kanë apeluar te prindërit që të kenë kujdes. Një organizatë që është kundër lojërave të rrezikshme në Francë, ka këshilluar prindërit që të flasin me fëmijët për rrezikshmërinë e kësaj loje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama