Loja me e fundit me reformen ne drejtesi Exit shpjegon

Loja më e fundit me reformën në drejtësi  Exit shpjegon

Ngërçi kryesor mes shumicës dhe ndërkombëtarëve nga njëra anë dhe pakicës nga ana tjetër ka qenë mënyra si dhe nga kush do të kryhet vetingu i kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit te Apelimit, të cilët do të bëjnë verifikimin e figurës së të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarve (këto janë shpjeguar këtu dhe këtu). Partia Socialsite sëbashku me SHBA-të dhe BE kërkonin që vetingu të bëhej nga vëzhguesit e huaj përmes një organizmi të quajtur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), Partia Demokratike ka kërkuar që kjo të bëhej nga Gjykata Kushtetuese ose nga Kuvendi.

Pas kundërshtimeve të fillimit, tashmë Partia Demorkatike ka pranuar që vetingun e anëtarëve të Komisionit dhe Kolegjit ta bëjnë ndërkombëtarët.

Sikurse kemi shpjeguar më parë procesi i vetingut do të përfshijë tre drejtime: a) verifikimin e pasurisë, b) verifikimin e lidhjeve me krimin, dhe c) aftësitë profesionale. Nëse një kandidat nuk i kalon me sukses të trija këto prova ai përjashtohet nga konsiderimi.

Në takimin e të hënës së treshes së negociatorë PS-PD-LSI--në të cilin merrnin pjesë edhe përfaqësues të Euralius dhe OPDAT, misioneve të asistencës europiane dhe amerikane për sistemin e drejtësisë, të cilët kanë ndihmuar në hartimin e reformës--u arrit dakordësia e plotë për të gjitha saktësimet dhe detajet e procesit të përzgjedhjes, vetingut dhe zgjedhjes së anëtarëve të këtyre institucioneve.

Kjo do të thotë që u arrit dakordësi e plotë për të gjithë draftin e reformës.

Por një kthesë e papritur ka ndodhur rreth orës dy të mengjesit të së martës ndërsa po zbardhej në letër marrëveshja e arritur për t'u firmosur nga palët. Burime nga PD u shprehën për Exit.al se ndërsa të gjitha kanë qenë duke pushuar në pritje të kopjeve të shtypura, eksperti i Euralius ka marrë një telefonatë pas së cilës u ka thënë të pranishmëve se sapo kishte folur me Brukselin, i cili kërkon që në draftin e reformës në lidhje me vetingun e anëtarëve të Komisionit dhe Kolegjit të shtohen dy pika, afërsisht si më poshtë:

PD i ka kundërshtuar të dyja propozimet me arsyetimin se ato bien ndesh me të drejtat kushtetuese dhe dinjitetin e njeriut, pasi askujt nuk mund t'i mohoet një e drejtë apo mundësi bazuar mbi opinionin e njerëzve.

Eksperti i Euralius është shprehur se kjo kërkesë është e nevojshme pasi ajo bëhet me qëllim që ONM të ketë mundësi të përdorë informacione sekrete apo të klasifikura në procesin e vetingut por pa i dekonspiruar këto burime.

Përfaqësuesi i PD-së nuk ka pranuar futjen e këtyre dy pikave, ndërsa qëndrimi i PS-së ka qënë që ata janë dakord me çdo gjë që propozon Brukseli.

Për shkak të kësaj mosdakordësie nuk është firmosur asnjë marrëveshje. Janë pikërisht këto dy pika që PD ka kërkuar që duhet të bihen dakord me qëllim arritjen e konsensusit për reformën.

Palët nuk kanë bërë deklarata në lidhje me qëndrimin e Euraliusit por pretendimi i përfaqësuesit të Euraliusit duket i dyshimtë për disa arsye:

Partia Demokratike dyshon se konsulenti i Euralius, në fakt ka folur dhe ka marrë udhëzim nga Ambasadorja Vllahutin dhe jo nga Brukseli. Nëse kjo gjë është e vërtetë, arsyeja e kësaj ndërhyrje të Ambasadores mund të spekullohet nga çdo kush.

Një gjë është e qartë, propozimi për të përjashtuar dikë nga një detyrë publike bazuar mbi fjalë rruge bie ndesh me shumë të drejta dhe parime. Nga ana tjetër, liria për të përjashtuar pa argumentuar dhe pa fakte e vëzhguesve ndërkombëtarë është pushtet arbitrar, i pa kontrolluar dhe i pa balancuar nga askush.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama