Llogarite online alarmi Njerezit perdorin te njejtin fjalekalim qe prej 1 dekade

Llogarite online, alarmi: Njerezit perdorin te njejtin fjalekalim qe prej 1 dekade

Kaq e vështirë është? Mesa duket po! Fjalëkalimet që ne kurrë nuk i ndryshojmë shpesh apelohet se mund të kthehen edhe një kërcënim për ne. Sipas një studimi së fundmi, një në pesë njerëz nuk e kanë ndryshuar fjalëkalimin që ata përdorin në internet që prej një dekade.

Dhe pothuajse gjysma e të anketuarve, 47 për qind, tha se përdor një fjalëkalim që nuk është ndryshuar të paktën për pesë vjet.

Shqetësuese janë kopnsideruar këto shifra nga ekspertët e sigurisë në internet. Ndërsa 73% e llogarive online janë aktivizuar me të njëjtin fjalëkalim që ne e përdorim për një tjetër llogari.

Ky trend i lë njerëzit të ekspozuar ndaj “efektit domino”, ku një haker komprometon fjalëkalimin e përdoruesit për një shërbim për të hyrë në të gjitha llogaritë e tyre.

Hulumtimi, i kryer nga kompania celulare “TeleSign”, tregon se në vitin e kaluar, një e treta e konsumatorëve (30 përqind) kishin një llogari të hakeruar apo fjalëkalimin të vjedhur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama