Ai më tepër shihet si një domosdoshmëri për të rënë në sy... Duket se në modë janë rripat ngjyrë violë, portokalli, rozë dhe jo shumë të mëdhenj. Por sërish mbretërojnë rripat e zinj, me tokëza të shndritshme dhe sa më të mëdha. Për të "çmendurat" pas rripave, duket se këta aksesorë janë shpenzimi i radhës, për blerjen e të cilëve ato nuk mendohen gjatë. Mjafton të kenë një më tepër në gardërobën e tyre. Mbeten sërish mjaft të përdorur rripat që, përveç ngjyrave të bukura, kanë marka apo emra të njohur.