iPhone 6S porosite pritet te fillojne me 11 shtator

iPhone 6S, porosite pritet te fillojne me 11 shtator

Raportimet e mëparshme na kanë njoftuar se 9 shtatori mund të jetë data kur telefoni iPhone 6S mund të prezantohet, ndërsa blerjet do të mund të fillojnë më 18 shtator.

Mirëpo, raportimet e fundit tregojnë se kur do të fillojnë porositjet para kohe. Kjo gjë, të paktën në Francë, pritet të fillojë më 11 shtator. Kështu shkruan në blogun “Mac4ever”, të cilët pretendojnë se kanë informacione të besueshme.

Të njëjtat burime, për këtë blog, kanë konfirmuar 18 shtatorin, si datë kur iPhone 6S do të jetë në treg dhe njerëzit do të mund ta blejnë.

Nëse informacioni është i saktë, atëherë porositë para kohe për iPhone 6S do të mund të bëhen në disa shtete të tjera, pasi edhe vitin e kaluar me iPhone 6 dhe 6 Plus, Apple bëri të mundur që porositë para kohe të bëheshin nga SHBA-të, Franca, Australia, Kanadaja, Gjermania, Hong Kongu, Japonia, Singapori, Britania dhe Porto Riko.

iPhone 6S pritet që të jetë një “përditësim” i iPhone 6, pasi informacionet e fundit kanë treguar se ai do të jetë i njëjtë në pamje, por do te ketë Force Touch, kamerë më të mirë dhe një procesor më të shpejtë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama