Ai mund të jetë pronari miliarder i rrjetit më të madh në botë Facebook por duket se fjalëkalimi i Mark Zuckerbergut nuk është edhe aq i sigurt sa duhet të jetë.
Sot, hakerët kanë hyrë në llogarinë e tij në Twitter dhe Pinterest, duke postuar mesazhe në mënyrë që të vërtetojnë se “Zuck” është hakuar.
Jo vetëm kaq, hakerat të cilët veten e quajnë OurMine Team kanë zbuluar edhe fjalëkalimin e tij në të gjitha llogaritë – ai ishte “dadada”.