WhatsApp eshte falas anulohet pagesa vjetore

'WhatsApp' eshte falas, anulohet pagesa vjetore

“WhatsApp” ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga regjistrimi me pagesë në shërbimin popullor të mesazheve. Deri tani, përdoruesi i ri pas një viti do t’i duhej të paguante 99 cent si abonim vjetor.

Në një postim në blogun e saj kompania ka shkruar: “Teksa jemi rritur, kemi kuptuar se kjo nuk funksionon mirë. Disa prej përdoruesve të “WhatsApp”-it nuk kanë numrin e kartës së kreditit apo debitit, dhe sigurisht që ishin të shqetësuar nëse pas një viti do të humbnin aksesin të komunikonin me miqtë dhe familjarët e tyre”.

“Kështu që në javët e ardhshme, ne do të heqim të gjitha pagesat në versionet e ndryshme të aplikacionit tonë dhe “WhatsApp” nuk do t’iu tarifojë për shërbimin tonë”, sqaron më tej kompania.

Nëse keni të paktën 6 vite që jeni përdorues i “WhatsApp”-it, ndoshta nuk e keni provuar tarifimin. Por vitet e fundit, përdoruesve të rinj u është kërkuar tarifimi vjetor pas një viti falas.

Gjithashtu, nëse tashmë e keni paguar abonimin vjetor prej 99 cent nuk do të rimbursoheni, por nuk do të tarifoheni më.

Tashmë “WhatsApp” po arrin shifrën e 1 miliardë përdoruesve, kështu që heqja e barrierës së tarifimit, do i shërbente miliona të tjerëve për shërbimin mesazhor.

Shërbimi në pronësi të “Facebook”-ut, planifikon të shfaqet në fushën e gjenerimit të të dhënave nëpërmjet shërbimeve për biznesin. Kjo do të thotë se ju do të keni mundësi t’i dërgoni mesazhe “WhatsApp” bankës apo linjës tuaj ajrore në të ardhmen.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama