Tani mund te karikoni smartfonin per 5 minuta

Tani mund te karikoni smartfonin per 5 minuta

Bateritë e smartfonëve rrallë zgjasin më shumë se një ditë e shumta. Por ndërsa kjo duket se nuk do ndryshojë edhe për ca koha, koha e karikimit mund të ndryshojë. Gjigandi kinez Huawei thotë se ka prodhuar një tip baterie, e cila pas pesë minutash shkon deri në 48 përqind karikim.

Kompania thotë se elektroda e re nënkupton që bateritë me jone litiumi mund të karikohen dhjetë herë më shpejt se bateritë aktuale. Kompania thotë se bateritë i janë nënshtruar disa testimeve dhe kanë kaluar inspektimet e nevojshme. Gjatë karikimit, bateria duhet hequr nga celulari dhe duhet futur tek karikuesi special. Megjithatë koha e shkurtër e karikimit nënkupton se nuk do jetë një problem për përdoruesit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama